Me rastin e organizimit të Festivalit të 17 Ndërkombetar të Teatrove në
Skenën e Hapur, në Klaipeda të Lituanisë “Sermuksnis”, u prezantuan me
sukses të jashtëzakonshëm dy shfaqjet nga Kosova, Monodrama “Mos me
pengo…!” në tekst, interpretim dhe regji të Mentor Zymberaj e në
realizim të Shtëpisë Teatrore Filmike AKT si dhe komedia “Ku…Çka?!” me
regji të Elmaze Nurës, në interpretim te Mentor Zymberaj, Florentina
Ademi, Albulena Kryeziu dhe Aurita Agushi e ne realizim te Teatrit
Dodona.
Ky festival ndërkombëtar u mbajt nga data 5 deri me 7 korrik në Lituani,
ku morën pjesë një sërë shtetesh si Finlanda, Lituania, Bjellorusia,
Ukraina, Latvia ndërkaq, për herë të parë, dy shfaqje teatrore nga
Kosova arritën që t’a prezantojnë kulturën dhe artin skenik shqiptar.
Këto dy shfaqje arritën që të ngjallin interesimin e audiencës dhe
artdashësve. Vlerësimi po ashtu nga komuniteti artistik ndërkombëtar dhe
i Festivalit të Klaipedase ishte i niveleve më të larta.
Të dyja shfaqjet, ‘Mos më pengo’ dhe ‘Ku…Çka?!’ kishin bërë përgatitjet
paraprake që të prezantohen në Skenën e Hapur, ndërkaq këtë sezon të
dyja shfaqjet e nisën vrullshëm me sukseset në prezantimet e tyre.
Në mars të këtij viti, shfaqja “Mos me pengo!” u dha premierë në
Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “Most” në Hanover të Gjermanisë dhe u
kthye me çmim ndërkombëtar, për mjeshtrin e aktrimit për aktorin Mentor
Zymberaj.
Kjo shfaqje, në përmbajtjen e saj trajton luftën e pa kompromis te një
gjeniu “shpirtëror” i cili me çdo kusht dëshiron të shpëtoi botën nga
frika dhe tmerri që është prognozu nga shumë parashikues se fundi i
botës është i afërt, dhe se çdo gjë do të shuhet dhe errësira do t’a
sundoje boten. Në momentin kur ai bënë përgatitjet e ritualit të posaçëm
pa të cilin nuk mund te vij deri te enigma jetësore, pengohet nga një
mize e cila nuk e lejon kurrsesi ta beje ritualin e nevojshëm për te
zgjedhur këtë enigme te rëndësishme për njerëzimin. Epilogu s’është
tjetër veçse në debakël për “shpëtimtarin e botës”. E gjithë loja e
aktorit është me pak tekst, gjë qe mundëson një komunikim me te gjitha
kulturat dhe gjuhet e botes, pasi qe gjuha e vetme është Gjuha Skenike.

Komedia “Ku …Çka?!” po ashtu pati premierën e saj shumë të suksesshme në muajin qershor në teatrin Dodona.
Një postier i cili ëndërron të bëhet aktor dhe tri aktore te cilat
mendojnë se nuk trajtohen ashtu siç është dashur te trajton. Një kurorë
me mbishkrim “Me madhështores” e qe është për dikë tjetër behet molle
sherri e kolegeve aktore te cilat jetojnë ne në apartman se kujt vërtet i
takon kurora. Nuk hezitojnë të bëhen edhe kundërshtare te denja, ne një
betejë te pakompromisë ne mes tyre. Nuk mbetet pa u kyçur as postieri i
cili ka pas dëshirë qe një dite te behet aktor, por që nuk është
pranuar dhjete vite me radhë ne asnjë audicion. Mllefi i tij është edhe
më i madh se i aktoreve, e qe ky i çmon shumë, pasi qe është nënçmuar
“talenti” i tij dhe i është shuar ëndrra e jetës, qe një dite te behet
artist i madhe. Kjo shfaq është një pasqyrim i gjendjes së aktorëve por
jo vetëm. Ajo prek edhe sfera dhe problem tjera që e preokupojnë
shoqërinë tonë duke hedhur dritë mbi shumë padrejtësi me të cilat
përballemi.
Pjesëmarrja e këtyre dy shfaqjeve në festivalin “Sermuksnis” ishte edhe
njëherë sukses i madh i artistëve kosovar dhe artit skenik kosovar dhe
atij mbarëshqiptar në arenën ndërkombëtare.
Read more ...