Ky festival ndërkombëtar u mbajt nga data 5 deri me 7 korrik në Lituani, ku morën pjesë një sërë shtetesh si Finlanda, Lituania, Bjellorusia, Ukraina, Latvia ndërkaq, për herë të parë, dy shfaqje teatrore nga Kosova arritën që t’a prezantojnë kulturën dhe artin skenik shqiptar.
Këto dy shfaqje arritën që të ngjallin interesimin e audiencës dhe artdashësve. Vlerësimi po ashtu nga komuniteti artistik ndërkombëtar dhe i Festivalit të Klaipedase ishte i niveleve më të larta.
Të dyja shfaqjet, ‘Mos më pengo’ dhe ‘Ku…Çka?!’ kishin bërë përgatitjet paraprake që të prezantohen në Skenën e Hapur, ndërkaq këtë sezon të dyja shfaqjet e nisën vrullshëm me sukseset në prezantimet e tyre.
Në mars të këtij viti, shfaqja “Mos me pengo!” u dha premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “Most” në Hanover të Gjermanisë dhe u kthye me çmim ndërkombëtar, për mjeshtrin e aktrimit për aktorin Mentor Zymberaj.
Kjo shfaqje, në përmbajtjen e saj trajton luftën e pa kompromis te një gjeniu “shpirtëror” i cili me çdo kusht dëshiron të shpëtoi botën nga frika dhe tmerri që është prognozu nga shumë parashikues se fundi i botës është i afërt, dhe se çdo gjë do të shuhet dhe errësira do t’a sundoje boten. Në momentin kur ai bënë përgatitjet e ritualit të posaçëm pa të cilin nuk mund te vij deri te enigma jetësore, pengohet nga një mize e cila nuk e lejon kurrsesi ta beje ritualin e nevojshëm për te zgjedhur këtë enigme te rëndësishme për njerëzimin. Epilogu s’është tjetër veçse në debakël për “shpëtimtarin e botës”. E gjithë loja e aktorit është me pak tekst, gjë qe mundëson një komunikim me te gjitha kulturat dhe gjuhet e botes, pasi qe gjuha e vetme është Gjuha Skenike.
Komedia “Ku …Çka?!” po ashtu pati premierën e saj shumë të suksesshme në muajin qershor në teatrin Dodona.
Një postier i cili ëndërron të bëhet aktor dhe tri aktore te cilat mendojnë se nuk trajtohen ashtu siç është dashur te trajton. Një kurorë me mbishkrim “Me madhështores” e qe është për dikë tjetër behet molle sherri e kolegeve aktore te cilat jetojnë ne në apartman se kujt vërtet i takon kurora. Nuk hezitojnë të bëhen edhe kundërshtare te denja, ne një betejë te pakompromisë ne mes tyre. Nuk mbetet pa u kyçur as postieri i cili ka pas dëshirë qe një dite te behet aktor, por që nuk është pranuar dhjete vite me radhë ne asnjë audicion. Mllefi i tij është edhe më i madh se i aktoreve, e qe ky i çmon shumë, pasi qe është nënçmuar “talenti” i tij dhe i është shuar ëndrra e jetës, qe një dite te behet artist i madhe. Kjo shfaq është një pasqyrim i gjendjes së aktorëve por jo vetëm. Ajo prek edhe sfera dhe problem tjera që e preokupojnë shoqërinë tonë duke hedhur dritë mbi shumë padrejtësi me të cilat përballemi.
Pjesëmarrja e këtyre dy shfaqjeve në festivalin “Sermuksnis” ishte edhe njëherë sukses i madh i artistëve kosovar dhe artit skenik kosovar dhe atij mbarëshqiptar në arenën ndërkombëtare.