Breaking News

“Teto Ollga”, rikthehet përgjithmonë në Tushemisht




                                                                      Në nderim të figurës së aktores së njohur korçare, Violeta Manushi, në qendër të fshatit Tushemisht është ngritur edhe shtatorja me portretin e saj ose e njohur ndryshe nga çdo brez si “Teto Ollga”.
Shtatorja u punua nga skulptorët Vasillaq Kolevica dhe Sadik Spahia, të cilët kanë përshëndetur idenë e kreut të kësaj komune, Roshi Tollozhina për ndërtimin e kësaj vepre arti që përcjellë portretin e një artisteje të talenuar dhe të dashur për publikun shqiptar. Shtatorja në nder të aktores së njohur e cila nuk jeton më, u vendos pikërisht në qendër të këtij fshati ku edhe jane xhiruar fimat aq të famshëm “Zonja nga qyteti” dhe “Një shoqe nga fshati”.
Në këtë inagurim që morri përmasa madhështore, kanë marrë pjesë shume figura te artit dhe kinomatografisë shqiptare të cilët kanë patur fatin të punojnë përkrah Violetës. Mes aktorëve si Edi luarasi, Yllka Mujo, Rajmonda Bulku, Dhimitër Orgocka, i pranishëm ka qënë edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Violeta përveçse një aktore dhe një kolege, për ne ka qënë edhe një nënë, shprehen dy nga protagonistet që kanë qënë pjesë e xhirimeve të filmave pranë saj.
Shtatorja kushtuar aktores,Violeta Manushi, u vendos tek burimi i famshëm në Tushemisht, aty ku dhe spikati më së shumti personazhi i saj, “Teto Ollga”.
Violeta Manushi lindi në 6 Mars të vitit 1926, në Voskopojë të Korçës dhe ndërroi jetë në 7 korrik të vitit 2007. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Popullor, ndër të parat aktore, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi, ashtu edhe në dramë, si në skenë ashtu edhe në kinematografi. Gjatë karrierës së saj realizoi 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. Interpretimi i fundit i aktores së madhe ka qënë tek tragji-komedia, “Streha e të harruarve”, shkruar nga Ruzhdi Pulaha.
Designed By