Një sërë aktivitetesh janë programuar ditën e sotme që shënon 
përfshirjen e qytetit të gurtë të Gjirokastrës në listën e Trashëgimisë 
Botërore, pikërisht në vitin 2005.
Gjirokastra është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore sipas kriterit 
që përbën një dëshmi unike të një tradite kulturore të jetës, në shek 
14-19.
Aktivitetet do të nisin me panairin e artizaneve, përurimin e trotuareve
 në zonën muzeale, ekspozita fotografike, ndërsa në mbrëmje gjithcka do 
të finalizohet me një koncert festiv. Por , 8 vjet nga përfshirja nën 
mbrojtjen e UNESCO-s, Gjirokastra rrezikon ta humbe këtë status.
Raportet e fundit të komisionit të Venecias pranë UNESCO-s theksojnë se 
shumë monumente të kulturës po humbasin pamjen e tyre si shkak i 
restaurimeve jo në bazë të standardeve. Aktualisht ne qytetin e gurte 57
 godina karakteristike kane nevoje për ndërhyrje urgjente, ndërsa një 
tjetër problem sipas specialisteve mbeten 160 ndërtime pa leje qe kane 
rrethuar monumentet e kulturës. 
