Shkencëtarët italianë në Fierence kanë hapur një varr për të marrë nga
skeleti një kampion ADN-je që ata shpresojnë se do të identifikojë
modelen e Mona Lisa-s së Leonardo da Vinci-t.
Varri përmban mbetjet trupore të familjes së Lisa Gherardini,
bashkëshortja e një tregtari mëndafshi që mendohet të ketë pozuar për
artistin.
Shkencëtarët shpresojnë se ADN-ja do t’i ndihmojë ata në identifikimin e
saj nga tre skeletet e gjetura vitin e kaluar në një manastir.
Ekspertët për shekuj me radhë kanë hamendësuar tiparet e gruas që
pasqyrohen tek Mona Lisa dhe motivet e buzëqeshjes misterioze të saj.
Për të gjetur ADN-në që iu duhet, shkencëtarët hapën një vrimë në
dyshemenë prej guri të kishës mbi dhomën e nëndheshme të tregtarit
fiorentin të mëndafshit, Francesco Giocondo.
Varri ndodhet prapa altarit të Santissima Annunziata Basilica.
Shkrimtari dhe studiuesi Silvano Vinceti planifikon të krahasojë ADN-së e
marrë nga kockat me atë të tre grave të varrosura në manastirin e afërt
të Shën Ursulës.
Lisa Gherardini vdiq atje si murgeshë në vitin 1542. Shpresohet që disa
nga kockat e gjetura t’i përkasin të paktën njërit prej personave me të
cilët ajo kishte lidhje gjaku, sipas të gjitha gjasave me atë të të
birit Pietro.
Nëse ADN-ja përputhet, atëherë imazhi i Gherardini mund të gjenerohet përmes kafkës dhe të krahasohet me pikturën.