Breaking News

-50 gradë celsius në SHBA, vdesin 16 persona

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga stuhia që solli temperatura shumë të ulëta, dhe reshje dëbore e ngrica në Kanada dhe pjesën veri-lindore të SHBA-së.
Metereologët amerikanë janë shprehur se temperaturat në veri-lindje të SHBA-së kanë shkuar deri në -50 gradë celsius.
Sipas tyre, ky i ftohtë nuk ishte parë prej 20 vitesh.
Prej Nju Jorkut në Cikago janë regjistruar temperatura nga -20 gradë deri në -30 gradë.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut u përpoq të japë shembullin e mirë duke pastruar vetë dëborën para shtëpisë së tij, në mënyrë që të solidarizohej me miliona amerikanë që u goditën nga stuhija e borës.
Pasojat e këtij të ftohti po ndjehen nga 140 milionë amerikanë, rreth gjysma e popullsisë së SHBA-së. Autoritetet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Shtetet e Ohajos, Dakotës së Jugut dhe Ilinoisit janë mes atyre që do të goditen.
Shërbimi metereologjik tha se një ajër i ftohtë nga Arktiku do të mbërthejë të gjithë vendin nga dita e shtunë e do të vazhdojë deri të martën.
Në Kanada, mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike pas zjarrit që përfshiu një transformator.
Temperaturat kanë shënuar -29 gradë Celsius në Toronto dhe -38 gradë në Kebek, më të ulëtat e shënuara gjatë këtyre dy dekadave.
Read more ...
Designed By