Breaking News
Showing posts with label horoskopi vjetor. Show all posts
Showing posts with label horoskopi vjetor. Show all posts

HOROSKOPI VJETOR : BINJAKET

Binjakët
Periudha - 21/5 - 21/6
Më në fund do të shijosh gjithçka që ke ndërtuar në të shkuarën dhe të zbulosh se për ta bërë jetën më të thjeshtë mjafton ta vëzhgosh nga prespektiva e duhur. Vështrimi yt do të bëhet më pak i largët, më optimist dhe nuk do arrish të fshehësh humorin e mirë. Jupiteri do të jetë në shenjë për pjesën më të madhe të vitit, duke të të dhuruar një ndjenjë plotësie në të gjitha drejtimet, mirëqënie fizike dhe stabilitet afektiv përfshirë. Planeti nuk do të veprojë vetëm në planin material dhe fjala magjike do të jetë “realizim”. Do të të rezultojë e lehtë të përktheshë në realitet idetë që popullojnë mendjen tënde dhe do të ndjehesh i kënaqur nga rezultatet. Do të hapesh ndaj një mënyre të re për të jetuar emocionet, duke u transportuar nga një dëshirë intensive për të zbuluar, që mund të transformojë një udhëtim ose një lidhje shpirtërore në një rast për të rizbuluar në rradhë të parë veten.
Të lindurit nga 21-31 maj
Aksioni energjik i Uranit do të të kthejë në një person të palodhshëm dhe propozitiv, duke e bërë gjithmonë e më efikase, cilido qoftë aktiviteti yt, aftësinë organizative dhe të marrëdhënieve publike. Do të jesh gati për të kapur fluturimthi rastet e shumta që do të të serviren. Falë mundësive të shumta avantazhuese dhe një nuhatjeje të padështueshme për biznes, do të realizosh projekte që i ke për zemër. Je i përqendruar tek e tashmja dhe reaktiv ndaj çdo stimuli. Koka dhe zemra do të punojnë në harmoni nëse do të jesh i gatshëm të “dhurohesh”, në të gjitha kuptimet.

Të lindurit nga 1-10 qershor
Nuk ke më atë ndjenjën sikur ecën bosh, i thithur nga një turbinë impenjimesh e i përfshirë miq e të afërm që kërkojnë këshillat e tua ndriçuese. Përkundrazi, do të arrish të menaxhosh gjithçka me mjeshtëri dhe një sens praktik që nuk e dije se e kishe. Qielli do të jetë gjithnjë e më blu dhe lajme të shkëlqyera do të shfaqen në horizont, sidomos në pranverë, kur Jupiteri do të realizojë një ëndërr që përkëdhelje prej kohësh. Pra, do të jesh beniamini i yjeve që mbushin vështrimin tënd me dritë të re, duke të të dhuruar një ndjenjë qetësie dhe kënaqësie në çdo fushë të jetës.

Të lindurit nga 11-21 qershor
Qielli ka programuar për ty një fazë rozë në të cilën çdo dëshirë do të transformohet në realitet. Planetet po vajosin ingranazhet e një makine që do të funksionojë pa pengesa. Sigurisht merita do të jetë e jotja dhe veçanërisht frytdhënëse do të rezultojnë disa bashkëpunime të besueshme. Nëse mendon se një qetësi e artë është e mërzitshme, mos u tremb: entuziazmi yt di si të krijojë një dinamizëm stimulues edhe në raste qetësie absolute. Zemra do të ngrohet nga i nxehti i verës dhe do të kërkojë freskim tek emocionet, dridhma që duken trasgresive vetëm sepse rizgjojnë anën tënde të ndjeshme dhe mirëpritëse.

Nëse ke Ashendenten në...
DASHI Vit i puthur nga fati që ndez protagonizmin tënd të lindur, dëshirën për t’u dëfruar së bashku me miqtë, tendencën për të lëvizur dhe udhëtuar. Ndonjë re kalimtare është pjesë e “paketës”!
DEMI Natyra jote konkrete është shumë e stimuluar, të presin raste të mira për të investuar dhe, më tutje, të nxjerrësh fitime. Zemra ndjen nevojën e një fshikullime entuziazmi. 
BINJAKET Një prekje entuziazmi të karakterizon dhe këtë vit lëviz në territorin tënd të preferuar: skenën. Fati ndihmon dëshirat dhe fitoret e tua, por qëndro me këmbët përtokë. 
GAFORRJA Kalon periudha luhatjeje. Tani dallon për simpatinë tënde, menjëherë më pas e braktis veten në pauza heshtjeje vetmitare. Në fund të vitit optimizmi përforcohet, gjallëria rritet. 
LUANI Një periudhë ristrukturimi në familje okupon mendimet e tua. Nevojiten reflektim dhe mbështetje e jashtme. Për këtë do të gjesh ndihmë e këshilla në rrathët e miqve më të besuar. 
VIRGJERESHA Drejto antenat për stimujt e ri që po vijnë, si në aspektin privat ashtu edhe në punë. Nëse je i interesuar, kapi fluturimthi rastet e mia. Rotacione pozitive në miqësi dhe dashuri të reja po vijnë.
PESHORJA Siguria ekonomike është mendimi dominant, këtë vit. Por në punë, me kolegët dhe bashkëpunëtorët, nevojitet gjithë diplomacia jote. Udhëtimi do të jetë një evazion i shkëlqyer.
AKREPI Ke nevojë të bësh pastrime rreth teje. Në gjysmën e dytë të vitit, falë aftësisë për të kthyer faqe, mund t’ia dalësh. Në punë një mundësi e papritur aktivizon ambicien tënde. 
SHIGJETARI Perspektiva të shkëlqyera hapen në horizontin tënd profesional duke të lehtësuar nga disa probleme ekonomike. Personi që jeton pranë teje rizbulon veten, duke të të dhuruar emocione të reja. 
BRICJAPI Shkëlqen nga një bukuri qiellore: e kush të ndalon ty, kush mund të të rezistojë? Pamja jote e rezervuar rrezikon të zhduket! Bëj kujdes, pasi po vijnë kontakte të reja e të nevojshme.
UJORI Karriera zë pjesën më të madhe të mendimeve të tua, jepi peshën e duhur. Dëgjo zërin e brendshëm që të propozon interesa të ndryshme dhe pauza të këndshme qetësimi.
PESHQIT Po bëhesh romantik? E sigurt është se ndjehesh veçanërisht i ndjeshëm dhe perceptues. Një intuitë e ndezur, gati parashikuese, do të të drejtojë në të gjitha sektorët e ekzistencës, nga puna te dashuria te miqësitë.

Binjakët dhe... dashuria
Dashuri në vazhdim
Flakëruese, lidhja e Jupiterit, që premton entuziazëm në rritje ndaj personit të dashur, më shumë disponibilitet për të dëgjuar, kënaqësi për të jetuar bashkë. Pa llogaritur se Urani do të përpiqet t’i japë një prerje të re marrëdhënies dhe për të lehtësuar zgjidhjen e problemeve eventuale në shtëpi dhe punë. Mund të ketë edhe një zgjerim të familjes ose ndoshta me partnerin do të nisësh një bashkëpunim të frytshëm profesional, ose thjeshtë do të apasionoheni dhe do të kultivoni së bashku një interes të përbashkët. Gjithsesi, do të të duhet të testosh çdo ditë pulsin e marrëdhënies, mos nënvlerëso asgjë, të shtosh ëmbëlsinë dhe romantizmin, të kërkosh përsa është e mundur që të parashikosh dhe të kënaqësh dëshirat ndoshta të pashprehura të tjetrit. 
3 zemra prill, maj, shtator
2 zemra shkurt, gusht
1 zemër mars, tetor

Dashuri të reja
Do të jesh kaq shoqëror e i dashur saqë nuk do të jetë problem të krijosh kontakte dhe njohuri të reja. Jupiteri në shenjën tënde deri në verë, i shkrirë me Uranin te Dashi, autorizon parashikimin e një dashurie fatlume, një nga ato që ndodhin rrallëherë në jetë. Sigurisht, do të të duhet të të mësosh të ndash leckat nga mëndafshi, duke praktikuar një dallim ndaj personave dhe situatave që me kohën mund të shfaqen totalisht të ndryshme nga si i kishe imagjinuar. Pra, nuk është për të të thyer vezët në shportë apo për të të prishur gëzimin që qielli të jep këtë paralajmërim, por për të të ruajtur nga eksperienca zhgënjyese të diktuara nga naiviteti i pazakonshëm.
3 zemra prill, qershor
2 zemra dhjetor
1 zemër mars, tetor

Më të rinjtë
Optimizëm dhe shkathtësi: vështirë se do të arrish i dyti në garën drejt suksesit! Të kapur nga entuziazmi, të shumtë janë ata që do të duan të qëndrojnë pranë teje, ndonëse ka gjasa se do të duhet të evitosh me elegancë ndonjë që rri shumë ngjitur për gustot e tua. Si në shtëpi ashtu edhe jashtë bëj të mbizotërojë sinqeriteti. Të ja këputësh gënjeshtrave, përveçse e kotë, mund të rezultojë edhe e dëmshme për imazhin tënd: e mban mend se çfarë i ndodhi Pinokut?
3 zemra janar, prill, maj
2 zemra gusht, shtator
1 zemër mars, dhjetor

Binjakët dhe... puna
Nëse e ke
Edhe në këtë sektor, veprimi i kombinuar i Jupiterit dhe Uranit mund të ketë efekte pozitive dhe të rezervojë risi të shumta. Të papriturat do të jenë në favorin tënd, sidomos në sektorin e punës apo kur do të vijnë nga dikush që të vlerëson dhe dëshiron të të ndihmojë. Të vetmet hije në këtë kuadër më shumë se pozitiv përfaqësohen nga Neptuni dhe nga ndalesa e Mërkurit te Peshqit mes shkurtit dhe marsit. Të cilët mund të krijojnë konfuzion në objektiva dhe të të bëjnë tepër naiv në bisedime apo në marrëdhënie bashkëpunimi. Fokusohu pra te objektivat e tu, pretendo gjithmonë transparencë maksimale në kontrata dhe bëhu gati të kalërosh valën e ndryshimit.

Nëse po kërkon
Sapo ke mbaruar shkollën, ke mbyllur një bashkëpunim, pra je i lirë për momentin? Jupiteri dhe Urani mund të kryejnë funksionin e zyrës së punës ose si konsulentë për të treguar çfarë është më mirë për ty dhe cilat janë të rejat interesante që ofron tregu. Por hapi i parë është i qartësimit të ideve, në mënyrë që të mos harxhosh kohë dhe energji në iniciativa të kota, projekte të mëdha por pa baza. Nëse të del një rast i mirë, ndalohet të rrudhësh hundën, më mirë të ulësh pretendimet dhe... të fillosh punë! Nuk përjashtohet që falë shtytjes së Uranit të krijosh diçka tënden, duke marrë shkas nga mundësitë e shumta që të ofron Interneti.

Në bankat e shkollës
Dyshja Uran-Jupiter mund të të ndihmojë që të kalosh vitin por duhet thënë se imenjimet shkollore nuk duhen nënvlerësuar. Një lehtësi e tepruar, një sjellje sipërfaqësore bashkë me ndonjë vështirësi në përqendrim, sidomos në pranverë, nuk do të mund të amortizohen duke pasur besim vetëm te fati: më shumë se kurrë, do të të duhet impenjim dhe aplikim i vazhdueshëm.

Në arkën e kursimit
Deri në verë Jupiteri do të të mbulojë shpatullat dhe Urani mund të tregohet një këshilltar i shkëlqyer në çështjet ekonomike, pra fitimet duhet të jenë të bollshme. Gjithsesi, meqenëse planeti i fatit të madh shpesh i bie larg e larg, është mirë që të mos e teprosh me shpenzime dhe të bësh kujdes në blerje. Nuk përjashtohen as fitore të vogla në lojërat e fatit.

Duke e rimenduar
Më pëlqen
Të shfaqem
Individualist libertar, modern, i tërhequr nga risitë, kurioziteti dhe gjallëria jote njihen mirë nga të tjerët. Sa të pëlqen të pëlqehesh! Nuk humb rast për t’u shfaqur, për të joshur, dëfryer. Një eksperiencë apo një ngjarje marrin vlerë në sytë e tu vetëm nëse mund të flasësh për to, t’ua tregosh të tjerëve ndoshta duke i pasuruar me ndonjë pjesëz fantazie për t’i bërë edhe më interesante.

Analiza e vetes
Nevoja jote për të lëvizur njihet nga të gjithë por janë të paktë ata, dhe në rradhë të parë ti vetë, që arrijnë të shikojnë brenda teje dhe të kuptojnë kush je. Duke krijuar një ndjesi humbjeje, Neptuni mund të të bëjë në gjendje që të lidhesh me pjesën më të thellë tënden, me ndjenjat e tua të vërteta. Punë të mbarë!

Nuk më pëlqen më
Njerëzit e mërzitshëm
Nuk ke pasur kurrë simpati për njerëzit e mërzitshëm, që ankohen, ata që të ngjiten si pullë poste. Por nga momenti që gjasat janë të kalojnë shumë të tillë pranë teje, duke përdorur zgjuarsi dhe inteligjencë do të jesh i aftë t’u shmangesh.

Një dashuri e vjetër
Ekziston dikush që të pëlqen prej kohësh e që është dëfryer duke të të mbajtur pezull? Mirë, ka shumë mundësi që të heqësh nga mendja dhe nga zemra e t’i thuash vetes, ose direkt personit në fjalë: nuk më pëlqen më, çfarë çlirimi!

Bebet e 2013
Afërdita në shenjë do t’i bëjë të lindurit brenda 3 qershorit të ëmbël e të shoqërueshëm. Ndërsa do të shfaqen më të ndrojtur Binjakët e vegjël që do vijnë në jetë nga data 4 e tutje. Por këta të fundit do të jenë më të aftë për t’u përshtatur ndërsa tekat e tyre do të jenë vetëm një mënyrë për të tërhequr vëmendjen kur do të ndjehen të lënë mënjanë.

Yjet&Shëndeti
Trupi
Një stil jete jo i ekzagjeruar në të cilin kalimi i Saturnit të ka shtyrë kohët e fundit, do të japë frytet e veta por kjo nuk do të thotë se kaq mjafton. Ndonjë shkelje e rregullave lejohet por sidomos përsa i përket alkolit dhe ushqimit mos hiq dorë nga disiplina.

Mendja
Jupiteri në pozicion të favorshëm do të bëjë shumë për gjendjen tënde shpirtërore. Do të jesh i gëzuar, brilant, i buzëqeshur, do të jesh komod mes rrymave të jetës falë sigurie intime që të bën të ndjehesh i mbrojtur mirë. Pra mund t’i dedikohesh lirisht gjithçkaje që të bën të jesh mirë, hobby e dëfrime sipas dëshirës.

Elementi: Zjarri
Dita: E Martë
Ngjyra: E kuqe
Guri: Rubin
Lulja: Dorëzonjë
Metali: Hekur
Numri: 1
Misteri: Magjistar

- See more at: http://www.shqiptarja.com/horoskopi/binjaket.php?IDCategoria=3#sthash.R3FquOWp.dpuf
Read more ...

HOROSKOPI VJETOR : DEMI

Demi
Periudha - 21/4 - 20/5
Viti i ri do të të premtojë arritjen e objektivave të rëndësishme, si në fushën profesionale ashtu dhe në atë të ndjenjave. Për të përfituar të gjithë këtë, përveç punës kostante me të cilën shpatullat e tua të forta janë mësuar, duhet të llogarisësh faktin se dikush mund të mos e shohë me sy të mirë realizimin tënd dhe të tentojë të të pengojë. Pak problem, pasi dëshira për pavarësi që të jep shpirt do të zhdukë çdo pengesë dhe mëdyshje. Jupiteti është në krahun tënd dhe do të të dhurojë kënaqësinë që të arrish disa hapa të paktë por të pozicionuar mirë në ndërtimin e fortesës tënde ashtu siç e dëshiron ti. Aftësia për të imagjinuar fillimisht e më pas për të realizuar të ardhmen tënde do të jetë shumë efikase.

Të lindurit nga 21-30 prill

I puthur nga fati. Planetet që do të mbrojnë nga çdo e papritur janë shumë. Saturni, që shqetëson shenjat që ke pranë, do të të lërë në paqe ose maksimumi do të të kërkojë të verifikosh siguritë e tua në një raport dashurie apo pune. Kënaqësisë për arritjen e rezultateve konkrete i shtohet një etje për njohuri që shkon shumë më tej se mirëqënia materiale. Dhe si provë e qartë e një transformimi të thellë të brendshëm, ndoshta do të ndryshosh pamje. Edhe komunikimi në çift e me të tjerët do të jetë më në sintoni. 



Të lindurit nga 1-10 maj
Fillon të shijosh sfidën dhe rrezikun, një pjatë veçanërisht joshëse, por do të kuptosh gjatë rrugës se të panjohurat janë të shumta. Kujdesi yt i famshëm nuk do të të braktisë dhe mund ta gjykosh pak të leverdisshme të investosh energji dhe kohë në një projekt me rezultate jo të sigurta. Ose mund të rrezikosh. Qartësia do të mungojë pak për fat intuita nuk do të të mungojë: ndiqe, nëse ndjen nevojën për t’u çliruar nga pesha të kota. 



Të lindurit nga 11-20 maj
Do të të duket sikur po jeton stinët mbrapsht, sikur po jeton në hemisferën tjetër të globit, aq sa të shohësh Plakun e Vitit të Ri të zbresë nga oxhaku në qershor! Nuk do të bëhet fjalë për aluçinacione, por për periudhën tënde me fat që ka vendosur Jupiteri, që do të jetë veçanërisht bujar në këtë periudhë. Për të kompensuar këtë sfazim stinësh, një pranverë shqisash do të çelë për Krishtlindje, kur bukuria jote do të jetë e parrezistueshme dhe dëshira për të pëlqyer do bëjë që të admirohesh jo vetëm nga simpatizantët por edhe nga kush mund të të favorizojë në punë.



Nëse ke Ashendenten në...
DASHI I kapur nga një dëshirë e parrezistueshme për pavarësi, motivi kryesor i vitit të ardhshëm do të jetë kërkimi i hapësirave të lira në karrierë dhe jetën private. Në verë kujdes shpenzimet. 
DEMI Kryefjala e 2013-s është “ristrukturim” dhe përfshin karrierën, familjen, ndjenjat. Fati të ndihmon të gjeshë baza të reja në të cilat të mbështetësh jetën tënde dhe të hedhësh fara pjellore.
BINJAKET Të pret një vit pranvere të përhershme, nga jeta profesionale tek ajo sentimentale, mjafton vetëm të mos zbresësh nga karuzela në të cilën gjendesh! Në pranverë do të mbledhësh frytet e një stine të lumtur.
GAFORRJA Tani që mundësi të shumta po shpalosen, organizo jetën tënde në mënyrë më koherente dhe fut ajër të ri. Në gjysmën e dytë të vitit nje fllad optimizmi do të hapë rrugë të reja. LUANI Këtë vit do të investosh energjitë e tua të pashtershme në projekte që do të të japin fryte të bollshme në të ardhmen. Në familje do të ndjesh nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet, duke i bërë më të thella e të pjekura.
VIRGJERESHA Je i gjallë në gjithçka që bën. Përfiton karriera, ku të njihen vlera dhe stima. Duhet të kultivosh jetën shoqërore, që nga korriku mbushet me gëzim dhe njohje të reja. PESHORJA Hiqni nga trupi përgjegjësitë, udhëtoni drejt zonave më të qeta me një sy nga financat, ku kërkohet e gjithë inteligjenca jote. Do të bësh një udhëtim entuziazmant me kë do. AKREPI Një racionalitet i qartë të mbështet duke të të lejuar, nëse do, të mbërrishë lart në profesionin tënd. Në verë rigjen lehtësinë e lojës kënaqësitë e ëmbla të jetës në çift. SHIGJETARI Dyfishohet entuziazmi dhe simpatia, të gjitha dyert janë të hapura! Miqësitë e vjetra janë të rëndësishme dhe i kultivon me kujdes, por këtë të presin edhe marrëdhënie të tjera. 
BRICJAPI Me dukjen prej lideri që ke, në karrierë përgatitu të prekësh maja që as nuk ta merrte mendja. Familja kërkon një përkujdesje më të madhe dhe ti je gati t’ia japësh. UJORI Ke ndërmend të realizosh shumë projekte, këtë vit. Disa, me vendosmëri dhe përkushtim, mund t’i çosh drejt suksesit. Në dashuri do të lëvizësh lirshëm duke luajtur në disa tavolina. 
PESHQIT Po kalon një moment transformimi të thellë, që përfshin shumë sektorë të jetës tënde. Do të të pëlqejë të rrethohesh nga dashuritë e sinqerta, duke i dedikuar një miqësie të re përkujdesje të veçantë. 



Demi dhe... dashuria
Dashuritë në vazhdim
Nëse marrëdhënia jote është në krizë prej kohësh, nëse pavarësisht nga përpjekjet është tashmë e qartë që mes jush nuk funksionon më, atëherë pa keqardhje këtë vit do të gjesh kurajon të ndryshosh. Dhe do të gjesh edhe një mik të prezantuar nga Jupiteri që do jetë i gatshëm të të ngushëllojë. Por kujdes të mos jesh impulsiv e t’i japësh trup hijeve: para se të marrësh vendime historike, arsyeto me kujdes. Nëse lidhja jote është e fortë, mund të gjendesh përballë problemeve të bashkëjetesës. Do lodhesh pak duke vendosur në ekuilibër nevojat e tua me ato të tjetrit, ose do të jetë një lajm i mirë, por i papritur, që do të të detyrojë të rishikosh projektet e tua dhe të ngarkohesh me përgjegjësi që fillimisht mund të të trembin pak.
3 zemra mars, qershor, nëntor
2 zemra janar, mars, gusht
1 zemër shkurt, shtator 



Dashuritë e reja
Që Saturni, pavarësisht nga fama si festëprishës, e bën më të lehtë rënien në dashuri dhe që kalimi i tij përkon shpesh me lindjen e historive të reja të rëndësishme, është një fakt tashmë. Pra, nëse prej kohësh kërkoje një lidhje të gjatë, nuk mund të presësh moment më të mirë. Falë Jupiterit, njohjet që premtojnë në këtë drejtim duken të garantuara: nga një takim i rastësishëm mund të lindë një dashuri serioze dhe e gjatë. Gjithsesi, për të mos rrezikuar që të gjendesh mes një historie të komplikuar, bën mirë të jesh i kujdesshëm në dhënien e besimit dhe të vlerësosh çdo situatë me buonsensin tënd. Në fund, nëse njeh dikë shumë të veçantë, përpiqu që mos ta largosh me ngutin e kujt shkon drejt e në temë. Joshe me pasion, romantizëm dhe sidomos elegancë. 
3 zemra prill, qershor
2 zemra janar, gusht
1 zemër, korrik, tetor 



Më të rinjtë
Vit i shkëlqyer! Eshtë koha për njohje, interesa dhe projekte të reja. Do të ndjesh fortë dëshirën për t’u shkëputur nga prakticiteti me çdo kusht, nga konkretësia që shpesh është zhavorri që të bllokon dhe më në fund do të mund të fluturosh mbi krahët e fantazisë. Eshtë viti i duhur për të zbuluar, ose rizbuluar, tipin tënd shoqëror për të qëndruar me dhe në mes të tjerëve, me identitetin tënd por i zhytur mes miqsh e të njohurish në mënyrë perfekte. 
3 zemra prill, qershor
2 zemra shkurt, korrik
1 zemër shtator, tetor 



Demi dhe... puna
Nëse e ke
Për të festuar do të nevojitet të presësh verën, kur Jupiteri do të marrë pozicion të favorshëm. Nga qershori e tutje do të marrësh “hak” ndaj kolegëve ziliqarë, ndaj kujt të kishte penguar, ngadalësuar apo s’të kishte besuar. Parashikohen hapa përpara në karrierë. Do të mund të kryesh aktivitete që do të të mbushin me kënaqësi, do të merresh me projekte që, siç dëshiron Plutoni sidomos nëse ke lindur në 10 ditët e para, duhet të përkthehet në një shtim të prestigjit tënd. Sigurisht do të të ndihmojnë miqësitë, shumë të gatshme ndaj teje për të dhënë këshilla e mbështetje. Opozita e Saturnit nuk duhet nënvlerësuar por do të mund ta neutralizosh duke evituar që të përplasesh me shefat dhe personat me autoritetet. Nëse po e kërkon
Duhet të presësh pak në gjysmën e parë të vitit dhe të kënaqesh me atë që ofron tregu. Ndaj, llogarit një periudhë pak të lodhshme, mes projektesh që bllokohen, konkurentë jo të ndershëm e ambiciozë, situata që nuk përfundojnë mirë. Por qershori premton të hedhë dritë të re mbi fatet e tua në profesion duke garantuar, nëse jo vendin fiks, të paktën bashkëpunime, propozime dhe oferta vërtetë interesante. Ndoshta nuk do ta besosh por, po, fati do të të marrë me sy të mirë dhe do të bëjë që ngjarjet të rrjedhin në favorin tënd, duke të lejuar që të gjendesh në vendin e duhur në momentin e duhur. Një rol thelbësor do ta luajë dialektika: do të dish të propozohesh në mënyrën e duhur dhe njohjet e tua, të reja apo të vjetra, do të jenë të gatshme të hedhin një fjalë të mirë me kë duhet. 



Në bankat e shkollës
Aplikimi ndoshta nuk do të jetë kostant, sipas momentit, dhe rezultatet si pasojë do jenë nën mesatare. Mos diskuto me profesorët, ndonëse ndonjëherë mund të duket se po trajtohesh në mënyrë të padrejtë. Zgjidh më mirë rrugën e diplomacisë dhe, sidomos, impenjohu për të përmirësuar përgatitjen. Duke folur në mënyrë të vendosur dhe brilante, në fund të vitit do të meritosh dhjetë! 



Arka e kursimit
Kalimi i Jupiterit në shenjën fqinje të Binjakëve, deri në verë do të thotë një rritje të të ardhurave dhe konsolidim të kursimeve. Edhe në vazhdim, Jupiteri do të vazhdojë të të financiojë duke gjuajtur biznese fitimprurëse e kontakte me fakt. Sigurisht, daljet e shkaktuara nga Saturni nuk do të mungojnë, sidomos përsa i përket prishjeve të shoqërive, kontratave, ndarjeve bashkëshortore dhe pagesave për fëmijët. Gjithsesi, në fund të llogarive, nuk do të kesh arsye të ankohesh. 



Duke e rimenduar
Më pëlqen Vendosmëria
E mban me vete gjithmonë atë pamjen prej djali të mirë, të sigurt e të besueshëm, aspak ambicioz. Por, prej disa kohësh duhet të kesh ndjerë brenda vetes një energji të re. Gati sikur të ndjeheshe, papritur, me më shumë grintë dhe sikur të kishe dëshirë për të pranuar e lëshuar sfida në çdo fushë, të rrisësh ambiciet, të mprehësh thonjtë nëse është nevoja dhe ndoshta të arrish edhe të llogarisësh strategji të komplikuara aksioni. 



Sensibiliteti
Ndonjëherë të gjykojnë si egoist, tip i rezervuar, me pak fjalë, shumë i kujdesshëm ndaj nevojave të tua. Por në fund të fundit ke natyre mbrojtëse dhe bujare dhe kjo është ajo që kohët e fundit duket më shumë. Je më i hapur, i disponueshëm, më i ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Pra, janë edhe këto rezultate të bukura!



Nuk më pëlqen më Staticiteti
Dihet sa pak të pëlqen të largohesh shumë nga gjërat e tua dhe sa ankthi të shoqëron gjatë udhëtimeve. Por kjo është histori e mbyllur, tashmë ke një nevojë të madhe për të lëvizur, për të njohur, ndryshuar... Pra udhëtime, të gjata apo të shkurtra, qofshin mendore apo gjeografike. Ndonëse me siguri udhëtimi më aventuresk do të jetë ai që do të bësh brenda vetes. 



Të jesh i parashikueshëm
Kohët e gjata janë prej kohësh të preferuarat e tua, por mesa duket edhe durimi yt ka një kufi dhe do të habitet kush të mendonte të mërzitshëm e të parashikueshëm, pasi duket e mundshme që nuk do të tolerosh më hezitime apo pritje. 



Bebet e 2013
Jashtëzakonisht të vullnetshëm e të vendosur, të lindurit para 10 majit do të jenë persona pragmatikë, me sens praktik dhe idetë shumë të qarta. Ndoshta nuk do të shkëlqejnë për lidhjet shoqërore, por nëse mbështeten dhe inkurajohen në përpjekjet e tyre të para me botën e jashtme, do të mundin ndrojtjen dhe do të tregohen miq e shokë të çmuar. 



Yjet & Shëndeti 
Trupi
Forma nuk duhet të të krijojë asnjë problem, ndonëse kjo nuk të jep të drejtën ta teprosh. Do të mund të përdorësh energjitë e tepërta duke praktikuar një aktivitet fizik të rregullt, por qëndro larg sporteve ekstreme, që mund të të ekspozojnë ndaj rreziqeve aksidentale. 



Mendja
Për të ruajtur qetësinë e mendjes dhe të shpirtit duhet të marrësh nga rezervat e optimizmit tënd dhe nga ai besimi i qetë që ke te jeta, që është edhe pika jote e fortë. Ndihmohu me teknika të relaksimit, por mos u mbyll në vetvete, mos “bluaj” në heshtje. Ke shumë miq te të cilët mund të besosh: nëse ua lejon do të jenë aty të gatshëm për të të dhënë një dorë.

Elementi: Toka
Dita: E premte
Ngjyra: E gjelbërt

Guri: Smerald
Lule: Trëndafil
Metali: Bakër
Numri: 2
Personazhi: Perandorja

- See more at: http://www.shqiptarja.com/horoskopi/demi.php?IDCategoria=3#sthash.BoqJGSmG.dpuf
Read more ...

HOROSKOPI VJETOR : Dashi

Dashi 
Periudha - 21/3 - 20/4
Viti i ri duket se fillon pak heshur, por është vetëm një përshtypje. Pas kuintave Plutoni fryn mbi zjarrin e ambicjes tënde dhe Urani të shtyn të hidhesh mbi çdo tren që kalon. Në pranverë do të mbërrijnë frytet më të mira dhe do të jetë ai momenti i duhur për të vënë në provë aftësitë e tua. Mos shpërdoro paratë në kapriço të papritura, pasi gjatë verës do të të duhet ndoshta të përballosh, për arsye familjare apo për nevoja të papritura të partnerit, një shpenzim të paparashikuar. Gjithmonë në verë re kalimtare do të mund të sjellin mbi skenë ndonjë moskuptim me miq dhe familjarë. Stuhi mund të shpërthejnë edhe në dashuri, por bubullimat dhe rrufetë do të qetësohen falë mirëkuptimit të atyre që të duan.

Të lindurit nga 21-31 mars
Strategjia e Penelopës, që thurte pëlhurën ditën dhe e shthurte natën, nuk bën për ty, por këtë vit është një shembull që do të duhet të ndjekësh. Ndonëse urren t’i shtysh gjërat, mos digj dëshirën për të bërë dhe energjitë, duke hedhur në erë qëllimet më të mira. Ndonjë shpërthim do të ketë, por zjarrfikësin do të bëjë i miri Jupiter, duke të të dërguar këshilltarë të çmuar mes miqve. Reflektim dhe kujdes janë fjalët kryesore.

Të lindurit nga 1-10 prill
Pranvera do të hapë perden e objektivave që dëshiron të arrishë dhe planetet do të të ndihmojnë që të marrësh nishan mirë. Shtyrja për aksion do të zbutet nga një vizion i qartë i realitetit, me të cilin, pranoje, nuk je mësuar. Do ta shfrytëzosh në maksimum këtë periudhë pa pengesa, e edhe nëse do të hasësh ndonjë, do ta hedhësh tutje siç di të bësh vetëm ti. Nga gushti planetet të ftojnë të ulësh marshet. Prano që ke fituar shumë dhe falë ndihmës së të tjerëve e me ngrohtësinë tipike njerëzore që ke, shfaqu mirënjohës. 

Të lindurit nga 11-20 prill
Pasi ke përballuar muaj impenjativë, më në fund do të mund të marrësh frymë. Yjet të çmojnë për kurajon e treguar, por mos prit ndonjë përfitim të çmendur. Çmimi i këtij viti nuk do të jetë plotësimi banal i çfarëdolloj dëshire, por siguria e suksesit të stabilizuar. Pozicionimi i lumtur i planeteve, sidomos mes majit dhe qershorit, të sygjeron të ndalesh e të shijosh frytet e përpjekjeve të tua: mos përdridh hundën, është një kënaqësi që nuk do të ketë çmim.

Nëse ke Ashendenten në...
DASHI Ndjehesh gati të rinisesh drejt iniciativave të reja. Mund të guxosh, por mbaj nën kontroll zgjedhjet impulsive. E gjallë jeta shoqërore, të lehta kontaktet me tjetrin: shpirti përfiton.
DEMI Një optimizëm energjik fryn velat e varkës tënde dhe një nevojë e thellë për rinovim për pushton. Në punë përballesh lumturisht me ndryshime të rëndësishme, në sferën private hapesh ndaj eksperiencave të reja. 
BINJAKET Mbush mushkëritë plot ajër të ri. Një gjallëri e parezistueshme fizike dhe mendore të përfshin, është lumturi e pastër për të jetuar. Rastet e arta janë shumë pranë, të përket ty t’i kapësh.
GAFORRJA Zgjidhen nyjet, rihapen rrugët qe dukeshin të mbyllura, më në fund ndjehesh i ringjallur brenda dhe jashtë. Dhe më në fund edhe zemra rifillon të rrahë, më fort në verë.
LUANI I gjallë dhe i harbuar në shoqëri, duhet të zgjidhësh një situatë të komplikuar familjare, si blerja apo shitja e një shtëpie. Një udhëtim i papritur dhe i rëndësishëm të shndrit rrugën. 
VIRGJERESHA Një kthesë e një rëndësie kapitale, që përfshin ambientin tënd të zakonshëm, do të të çojë në mundësi për të cilat s’kishe shpresuar. Në dashuri ndjenjat historike përforcohen, të rejat lulëzojnë si me magji.
PESHORJA Luhatje të ndjeshme në aspektin ekonomik e profesional shënojnë vitin në vazhdim. Temperament dhe ekuilibër ndihmojnë të lundrosh dhe ta tejkalosh atë. Interesa të reja kulturore rriten.
AKREPI Serioz dhe i disiplinuar si asnjëherë, lëviz lirshëm në çdo ambient. Mundësitë e tua për aksion janë në maksimum. Lind në horizont një projekt i ri profesional ose një dashuri e re.
SHIGJETARI Shtëpia dhe familja kërkojnë impenjim dhe rregull. Do të dëshiroje të ktheje sytë tutje, por për tani nuk është e mundur. Në fund të vitit një nevojë intime spirituale do të bëjë të ndjehesh mbi gjithçka. 
BRICJAPI Jeta shoqërore rinovohet dhe zbulohesh animator i madh mbrëmjesh mes miqsh të vjetër e të rinj. Në shtëpi duhet të sheshosh kontraste, në profesion do të arrishë synimet që i kishe vënë vetes. 
UJORI Një tjetër sy ndaj realitetit do të të bëjë të shikosh me më shumë thellësi ambientin që të rrethon. Pjesa e parë e vitit premton projekte të mëdha që do të kenë nevojë për të gjithë bashkëpunimin tënd. 
PESHQIT Gjen rrugë brenda teje dëshira për ndryshim të cilës nuk i kundërvihesh. Zbulon se çdo metamorfozë kërkon një pasazh të dhimbshëm të paevitueshëm. Shpërthim zjarri sensual në verë.

Dashi dhe... dashuria
Dashuritë në vazhdim
Në sferën e dashurisë po zhvillohen revolucione dhe regjistrohen ngjarje të jashtëzakonshme. Erërat e Uranit fryjnë fort dhe është e kotë, duke të të njohur, çdo lloj këshille ose ftesë për të bërë kujdes. Gjithsesi, nëse në pjesën e parë të vitit do të mund të fluturosh pa shqetësime, falë mirësisë së Jupiterit, në pjesën e dytë, kur planeti bujar do të të kthejë shpatullat, disa shpikje ose padurimi i zakonshëm mund të të kushtojnë zhgënjime. Ndoshta penalizimi mund të vijë nga një kunfuzion mendor, një ndjenjë pakënaqësie mbi të cilën, për të mirën e çiftit, duhet të bësh me dije gjysmën tënde, duke evituar që ta teprosh me fantazinë.
3 zemra marsi, prilli, maji
2 zemra qershori, tetori
1 zemër gushti, dhjetori

Dashuri të reja
Ke një histori që për një seri rrethanash të sfavorshme është prej vitesh në pritje? Gjithmonë nëse ndërkohë ti nuk ke ndryshuar mendje, me Uranin në mes gjithçka është e mundur. Qielli, në veçanti në gjysmën e parë të vitit, premton t’i japë marrëdhënies një shtysë të lumtur përpara, të të ndihmojë që të sistemosh çështjet shtëpiake, profesionale dhe financiare në mënyrë të tillë që të mund të kurorëzosh ëndrrën tënde. Që gjithçka të shkojë sipas projekteve më të mira, do të nevojitet edhe impenjimi yt, sidomos përsa i përket përshtatshmërisë ndaj ndryshimeve të paevitueshme që një bashkëjetesë sjell. Nëse ke zgjedhur të jesh single, shkak dëshira për liri apo sepse nuk preferon të bashkohesh në mënyrë të stabilizuar, me shumë lumturi do të vazhdosh, ose do të kthehesh, të bredhësh nga lulja në lule pa ndryshuar asnjë presje në gjendjen tënde civile. 
3 zemra shkurti, prilli, maji
2 zemra korriku, tetori
1 zemër gushti, dhjetori

Më të rinjtë
Vit stimulues, gjatë të cilit do të ndjehet dëshira për të ndryshuar rrethin e miqve, për të frekuentuar persona të ndryshëm, ndonjëherë të njohur krejt rastësisht. E mes tyre, deri në qershor, Jupiteri premton të të takojë me kë do të të shtojë rrahjet e zemrës, ndryshe nga si e kishe imagjinuar gjithmonë, por edhe për këtë mahnitës!
3 zemra prill, maj
2 zemra qershor, korrik
1 zemër janar, dhjetor

Dashi dhe... puna
Nëse e ke
Vite jo gjithmonë të lehta, ato të kaluara, në të cilat ke kaluar një periudhë kritike duke mbledhur stress. Gjithsesi, duke parë anën pozitive të medaljes, të është dashur të shikosh në sy realitetin, gjë jo gjithmonë e lehtë për ty, dhe të lëvizësh sipas nevojës. Nëse i ke buzëqeshur vështirësive dhe ke duruar, duke shmangur pengesat në vend që t’i rrëzoje duke u rënë me kokë, 2013 ka rezervuar për ty risi që do të të pëlqejnë. Ndoshta një avancim në pozicion, ose një kalim nga një sektor në një tjetër brenda të njëjtës firmë, nëse kjo në sytë e tu do të dukej si përmirësim. Në fund, dyshja Uran-Jupiter mund të të ndihmojë në realizimin e ambicjes për të pasur një aktivitet tëndin, shumë më të përshtatshëm me natyrën tënde të pavarur dhe, e kotë ta mohosh, pak të përshtatshme për të ndjekur dispozitat dhe rregullat e vendosura nga të tjerët.

Nëse po e kërkon
Kur ndërhyn Urani, edhe mrekullitë mund të ndodhin. Dhe meqenëse në këtë periudhë të gjesh punë mund të hyjë te ngjarjet e jashtëzakonshme, do ta kuptosh edhe ti, që në përgjithësi je kryesisht skeptik mbi këto gjëra. Gjithsesi, përveç fatit në favor, do të jenë shpirti yt i hapur dhe posibilist, bindja jote e rinovuar, idetë e reja dhe kompetitive, që do të kryejnë magjinë dhe të të sigurojnë, në mos vendin fiks, propozime, oferta dhe bashkëpunime stimuluese e që sjellin të ardhura. Sidomos nga janari në qershor, duhet të ruash njoftimet gojë më gojë, ato online, kurrikulumet e dërguara me kile dhe kurset e formimit.

Në bankat e shkollës
Provime universitare, master specializimi, kurse formimi do të udhëtojnë deri nga gjysma e vitit me erën në favor. Ai pak shpirt kompetitiv që nuk prish kurrë punë, vendosmëria dhe përgatitja e shkëlqyer do të të lejojnë që të arrishë rezultate mëse pozitive. Në vazhdim do të të duhet të aplikohesh më shumë, përqëndirimi do të lëkundet pak dhe për të mbajtur të njëjtin nivel rezultatesh do të të nevojitet të më shumë impenjim.

Në arkën e kursimit
Viti hapet me prosperitet dhe fat. Jupiteti do të jetë i gatshëm për ndihmë që do të konkretizohet në një fluks më të madh të ardhurash, në ndonjë fat të vogël në lojë, shpërblime e dhurata të papritura. Gjithsesi, që më vonë të mos jesh i detyruar të qashë... mbi lekët e derdhura pa menduar, qielli këshillon një minimum kujdesi. Nga vera e tutje ndoshta do të të duhet të përballosh shpenzime të rëndësishme, ose fluksi hyrës mund të zvogëlohet. 
Duke e rimenduar
Më pëlqen Të jem i pari
Asnjëherë i qetë dhe gjithmonë kurioz, ke lindur për të vepruar, të lëvizësh, të nisësh diçka të re. Adhuron t’i hidhesh jetës me kokë, me atë entuziazëm që nuk humbet kurrë. Pranon sfidat edhe, dhe sidomos, kur fitorja nuk është e sigurt. E kotë ta fshehim: të pëlqen të jesh gjithmonë e gjithsesi më i miri.

Të zbuloj gjëra të reja
I gëzueshëm dhe i gjallë, gjithnjë gati të propozosh dhe të njohësh gjëra të reja, hidhesh në takimet e reja me atë sinqeritet dhe spontanitet që të dallojnë. Me ty nuk mërzitesh kurrë, ndonëse duket menjëherë e qartë që nuk je i lakueshëm, që nuk heq dorë nga idetë e tua e që për asnjë në botë nuk do të pranoje të braktisje një projekt, të hiqje dorë nga një ëndërr.

Nuk më pëlqejnë më Traditat
Ndonëse nuk do ta kishe pranuar kurrë, të pëlqenin traditat, mbledhjet familjare, pasi fsheh një respekt të madh për familjen. Por ka shumë gjasa që kohët e fundit, dhe këtë vit veçanërisht, disa zakone do të të rrinë ngushtë dhe jo rrallë s’do të reagosh mirë ndaj kërkesave të prindërve dhe familjes.

Ashpërsia
Kur ke natyrën e një luftëtari është e pashmangshme që të japësh për veten një imazh të fortë e të fitosh famën e një njeriu që nuk ka nevojë të kërkojë kurrë. Shpreso që të tjerët mos ta zbulojnë se, sidomos kohët e fundit, pas gjithë kësaj force fshihet një dozë bujare ndrojtjeje e që një gjest i ëmbël, një përkëdhelje e papritur, të bëjnë më të butë se një qingj i vogël!

Bebet e 2013
I shoqërueshëm e pa komplekse, Dashi i vogël do të jetë protagonist i padiskutuar i skenës dhe shumë shpesh, sidomos për rregullat, do të nevojitet të përplasesh me “kokëfortësinë” e bollshme. Pak më i ndrojtur, por pa dyshim më i ëmbël e i dashur, do të jetë bebi i lindur pas 16 prillit, për efekt të Afërditës te Demi.

Yjet & Shëndeti 
Trupi
Gjallëria jote është një garanci për mirëqënie, reagim të menjëhershëm dhe një sistem imunitar që kalon provën e viruseve. Por ajo mënyra jote për të përballuar jetën sikur të ishte një luftë e vazhdueshme, ndjekja e objektivave gjithmonë të rinj, shpesh të sjell një dozë të madhe stresi. Që të qenë mirë duhet të mësosh të relaksohesh, t’i marrësh gjërat më pak me vrull. Për ty që nuk toleron të rrishë pa bërë gjë, sporti është një zgjidhje efikase, por vetëm nëse bën kujdes të mos biesh në kurthin e kompetivitetit.

Mendja
Xhirot e lumtura me miqtë do të jenë në vend të parë të klasifikimit të preferencave, të ndjekura nga udhëtime të shkurtra dhe nga “gjithçka është kulturë”, pra letërsi, koncerte, konferenca. Përveç kësaj, nga vera e tutje, nëse regjistrohet një rënie e optimizmit tënd natyral, mund të të ndihmojnë disiplinat alternative si yoga, meditimi ose tai-qi, që favorizojnë ekuilibrin, zhvillojnë aftësinë për autoanalizë dhe rikthejnë në lojë aftësitë e tua më të mira, kurajon dhe besimin te jeta. 


Elementi: Uji
Dita: E hënë
Ngjyra: gri
Guri: kuarc qelqor
Lule: Zambak uji
Metali: Argjend
Numri: 4 
Personazhi: Hëna


- See more at: http://www.shqiptarja.com/horoskopi/dashi.php?IDCategoria=3#sthash.olcJ58vA.dpuf
Read more ...
Designed By