Thonë se kjo është vila ku gatuhen ngjalat më të mira”… Me këtë fjali e nisi Sonila Meço programin e saj më të ri në “Agon Channel”, që mban emrin “Happy Hour” e që për personazh të parë kishte zonjën e hekurt të politikës, Monika Kryemadhin. Gazetarja e mirënjohur solli për herë të parë në media, pamjet ekskluzive nga vila ku thuhet se u parashkrua fati i Shqipërisë… Siç shihet qartë edhe në imazhet e sjella sot në “Bluetooth” (të shkëputura gjatë transmetimit të programit), në vilën e çiftit Meta në Lalz mbizotëron e bardha, e cila kombinohet bukur, herë me blunë e thellë e herë me drurin origjinal