Breaking News

Zbardhen deklaratat antishqiptare të Agimit të Artë në Himarë: Do luftojmë deri në çlirim

Një ditë pas ceremonisë së zhvilluar në përkujtim të 3-vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, zbardhen edhe deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë, të cilët ishin të dielën në Himarë.
Pranë varrit të Gumës, Kristoforos Tsankas deklaroi se Agimi i Arte nuk do të ikë nga Himare deri në çlirimin e saj.
“Po them dy fjalë në emër të komandantit tonë, Nikos Mihaliakos, të kryesisë dhe në veçanti të të ngarkuarit për çështjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund të ndodhet këtu, pasi regjimi i jashtëligjshëm i Tiranës e ka shpallur atë ‘non grata’ për shkak të aktivitetit të tij patriotik. Por mendja e tij ndodhet këtu me ne. Poeti ynë kombëtar, Dhionisis Solomos ka shkruar: ‘Mos vallë kam gjë tjetër në mendjen time veç lirisë dhe gjuhës?’ Pikërisht këtë kishte në mendje edhe Aristotel Guma. Liri dhe gjuhë, ndaj dhe ra si hero. Vdekja e tij tragjike tregoi se me të vërtetë ai u tregua grek dhe vrasësit e tij tiranë. Është fati i grave të Himarës të lindin heronj. Dhe është fati i kësaj toke që të mbajë në gjirin e saj trima. Si njerëz na vjen keq për vdekjen e tij. Si grekë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin e tij, sepse vdekja e tij tregoi madhështinë e burrit. Kriminelët që i hoqën jetën, nuk mund t’i përdhosin emrin, i cili do të mbetet i përjetshëm. Ai humbi jetën për të fituar përjetësinë. Zonja dhe zotërinj, Agimi i Artë nuk vjen në Himarë për të ikur. Bëjmë nderime mbi varrin e tij dhe premtojmë se do të vazhdojmë luftën deri në momentin e çlirimit. Rroftë Kombi!”, tha Tsankas.
Ne ceremoni u këndua edhe himni grek. Ky përvjetor i tretë për Aristotel Gumën u shoqërua me incidente nga eksponentët e Agimit të Artë. Fillimisht ata nxorën jashtë kishës, priftin e Shën Spirodhonit, i cili nuk pranoi që të kryente rritet e tyre e më dhe pas sulmuan grupin e xhirimit të Top Channel, duke mos lejuar të filmonin ceremoninë./TCH
Designed By