Sipas
raportit të fundit të analistit të Oppenheimer, Ittai Kidron, modeli i
fundit i telefonit të Apple, iPhone 5 mund të mos jetë po aq” i nxehtë”
sa paraardhësi i tij.
Në një letër të drejtuar investitorëve, Kidron ka thënë se shitjet me
pakicë të iPhone 4/4S kanë qenë të qëndrueshme, ndërsa kërkesat për
iPhone 5 kanë qenë të përziera, ose në rënie.
"Analistët parashikojnë që kjo prirje do të vazhdojë. Si rezultat, ne
presim që shitjet e iPhone 5 të zbresin në 26 milionë, nga 27 milionë sa
ishin në tremujorin e kaluar” thuhet në raport.
Tremujori i tretë i cili përfundon në shtator, mund të jetë gjithashtu i dobët për shitjet e Apple.
Edhe pse Kidron ende beson se modeli i ri i iPhone do të debutojë në
shtator, ai nuk mendon se kjo do të ndikojë në forcimin e shifrave për
tremujorin e tretë, pasi që prezantimi i gjeneratës së re të iPhone do
të vonohet. /albaniannews/