Stilisti i njohur grek Mihalis Asllanis është gjetur mbrëmë i vetëvrarë në banesën e tij. Kohët e fundit 63-vjeçari kishte probleme ekonomike dhe kredi të pashlyera. Para se të kryente aktin e vetëvrasjes Asllanis ka shkruar një letër të fundit, të cilën e ka lënë pranë trupit të tij. Ai ka fajësuar për dramën e tij dy femra, një shqiptare dhe një grekë. Madje thuhet se shqiptarja është rritur dhe arsimuar me ndihmën e pa kursyeshme të stilistit grek, dhe në fund të studimeve është punësuar në bizneset e tij si llogaritare. Sipas tij, vajza shqiptare nuk ka derdhur asnjë llogari në tatimet fiskale dhe shlyerjeve të detyrimeve të tjera duke e zhytur në një krize të madhe ekonomike, shkruan shqiptarja.com. Këto miliona euro që janë përvetësuar nga shqiptarja dhe që pritet të dëshmohet nga ana e saj se ku kanë perfunduar dhe kush fshihet pas vajzës shqiptare në shfrytezimin deri në maksimum të biznesmenit grek. Ndërsa familjarët dhe miqtë e stilistit kanë qënë në kërkim të stilistit që nga mëngjesi dhe filluan që të shqetësoheshin, pasi ai nuk ishte bërë i gjallë. Gjatë drekës ata kanë shkuar në banesën e tij dhe kanë trokituar në derë, por ai nuk është përgjigjur. Në këtë moment ata kanë hapur me forcë derën e banesës së tij duke paguar një bravëndreqës dhe kanë parë trupin e 63-vjeçarit të pajetë.