Italia
ka siguruar vendin e tretë në Kupën e Konfederatave, pas fitores ndaj
Uruguait pas ekzekutimit të penaltive. Koha e rregullt dhe vazhdimet
përfunduan me rezultat 2-2.
Të dyja skuadrat zhvilluan lojë ofensive në fraksionin e parë, ndërsa më
efektivë u treguan Azzurrët. Pas një goditjeje të lirë të Diamantit,
Davide Astori ishte aty për t’u siguruar që topi të përfundonte në rrjet
(24’).
Edhe
Edinson Cavani shënoi në pjesën e parë, por goli i tij u zhvlerësua
pasi paraprakisht ishte në pozitë jashtë loje. Mirëpo, në pjesën e dytë,
26-vjeçari e barazoi rezultatin pas asistimit të Garganos (58’).
Alessandro Diamanti e bëri të parëndësishme mungesën e Pirlos duke rikthyer avantazhin e Italisë nga gjuajtja e lirë (73’).
Me rezultat 2-2 përfundoi koha e rregullt e sfidës, e cila u desh të
shkonte në vazhdime. Ndërkaq, edhe pas vazhdimeve rezultati mbeti i
njëjtë dhe u desh që penaltitë ta vendosin fituesin.