Breaking News

Vajza 6 vjecare qe shiti nje pikture per plot $30.000

Kjo vajze quhet Aelita Andre, nje artiste e vogel ne moshe pasi eshte vetem 6 vjece, e lindur me 9 Janar 2007 ne Australi. Ajo tashme nuk mund te quhet krejt e vogel pasi eshte bere tashme me nje fame boterore si nje artiste e cila arriti te shese nje pikture ne shumen prej 30.000 dollareve amerikane ne New York. 
Aneila eshte vajza e australianit Michael Andre dhe ruses Nikka Kalashnikova, dhe qe e vogel ende pa mesuar te ece ajo filloi te mesoje te pikturoje duke pare prinderit e saj, te dy artiste, te cilet pikturonin ne telajo. Ketu filloi dhe kurioziteti i saj e cila nisi si nje loje e cila u kthye me pas ne suksesin e saj te parakohshem per moshen qe ka por nje sukses i merituar pasi pikturat e saj jane vertete mbreslenese. Aneila ka pikturuar shume piktura te mahnitshme nderkohe dhe vazhdon ta kete pasion. Edhe pse vetem 6 vjece ajo ka filluar ta shijoje famen dhe suksesin duke qene ne qender te vemendjes ne mbare boten me ekspozitat qe prinderit e saj e ndihmojne qe ti nxjerrin ne publik per te mahnitur njerezit por edhe per te korrur shume te holla ne ekonomine e tyre familjare fale kesaj vogelusheje.

 

Designed By