Vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh. Studiuesit në Spanjë dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30% nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Vitet e fundit është zbuluar se vaji ullirit ka shumë ndikim mbi aktivitetin metabolik të organeleve të qelizës. Prej kohësh ai përdoret jo vetëm si ushqim, por edhe si medikament me vlera të larta për kurimin e disa sëmundjeve të ndryshme. Vaj ulliri me borzilok ndihmon në kurimin e lodhjes intelektuale.Vaj ulliri me koreandër kuron vështirësitë në tretje.Vaj ulliri me dëllinjë ndihmon në kurimin e diabetit dhe ngërçit.Vaj ulliri me qepë ndihmon në kurimin e diabetit, sëmundjeve të frymëmarrjes, arteriosklerozës, majisjeve gjenito-urinare.Vaj ulliri me frutat e myshkut kuron asteninë dhe gurin në tëmth.Vaj ulliri me lavandër ndihmon në kurimin e enteritit dhe sëmundjeve infektive.Ulliri njihet edhe për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe tek të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit.