Lidhja mes këngëtares shqiptare nga Shkupi Altuna Sejdiu dhe reperit Cozman tashmë është bërë e ditur, mirëpo tani po qarkullon lajmi për një shtatzëni të mundshme të këngëtares. Çifti është duke bashkëjetuar prej disa muajsh, kështu që mundësia që Tuna të jetë shtatzënë ekziston, shkruan Almakos.
Këtë lajm këngëtarja nuk e ka konfirmuar ende por duket se ata kanë gjetur qetësinë pranë njëri-tjetrit. Ndërkaq përkundër saj Tuna vazhdon ta “çmendë” publikun me performancat e saj muzikore dhe pritet që shumë shpejt ajo të sjellë befasi në skenën muzikore.