Breaking News

Tani edhe një këngë, për paraqitjen e Miley Cyrus në VMA


Performanca e Miley Cyrus në spektaklin e sivjetmë MTV Video Music Awards, nxiti reagime të shumta, ndërsa tash asaj i është kushtuar edhe një këngë. 20-vjeçarja ishte mjaft provokuese në performimin e këngës “We Can’t Stop” duke u shfaqur me bikini dhe duke bërë lëvizje që janë kritikuar në masë të madhe. Për ta plotësuar këtë, është përkujdesur komiku kanadez, Jon Lajoie, i cili e ka realizuar një këngë pikërisht për këtë çështje. “Duam femra të zhveshura në videoklipe, duam yje të muzikës pop që sillen si në një film pornografik, e dini se duam dhe e marrim atë që na pëlqen, por kur Miley e bën këtë, themi: ‘O Zot, jo!”, është refreni i këngës me titull “Miley, You're a Good Girl” (Miley, ti je një vajzë e mirë”). 
Designed By