Sony, sipas një raporti nga Machinima, mund të jetë duke e përgatitur 
një pako harduerike që përfshin pajisjen që mund të bartet me dorë të 
PlayStation Vita me PS4.
Sipas një “burimi të mirë-vendosur, anonim,” pakoja do të dal në shitje 
përpara fundit të vitit 2013 dhe do të shitet për rreth 500 dollarë. Nuk
 ka ndonjë hollësi tjetër shtesë. Vita për momentin shitet për 250 
dollarë si një pajisje dhe edicioni standard i PlayStation 4 me çmim 
prej 399 dollarë dhe këto të dyja do të mund të ishin një kursim i madh 
për konsumatorët.
Sony më parë lajmëroi që të gjitha lojërat për PlayStation 4 do të mund 
të luhen në pajisjet që mbahen në dorë të ndërmarrjes përgjatë Remote 
Play, ndonëse vetëm lojërat që janë “programuar posaçërisht për të 
mundësuar një përdorim të tillë të PS Vita” do të jenë në gjendje që të 
përdorin pajisjen që mbahet në dorë si një kontrollues për konsollën 
shtëpiake. 
