Breaking News

Siberi, kirurg vodhi heroinën nga stomaku i pacientit

Në qytetin siberian të Bogotoll një kirurg, i cili nxorri heroinën nga stomaku i një korrieri të rrjetit të trafikimit të drogës të arrestuar nga policia, u përpoq të përvetësonte një pjesë të lëndës narkotike.
Kontejnerët e vegjël, të mbushur me lëndë narkotike, u konfiskuan nga bashkëpunëtorët e policisë kriminale, por efektivët e policisë konstatuan se një pjesë e heroinës mungonte. Dyshimi i policëve për përvetësësimin e sasisë së munguar të drogës ra mbi kirurgun.
Gjatë një kontrolli trupor policia gjeti dhe i sekuestroi kirurgut një pako me 5 gramë heroinë të fshehur në rrobat e tij. Në momentin e arrestimit mjeku ishte nën efektin e lëndës narkotike.
Tani ai mund të përballet me një dënim prej 15 vjetësh heqje lirie për vjedhje dhe posedim të drogës në një sasi të konsiderueshme.
Designed By