Çka ndodh kur ju ndiheni sikur e keni gjetur personin e duhur në jetën tuaj, mirëpo familja dhe miqtë tuaj e urrejnë atë? Sigurisht se ju ndiheni e pasigurt për të ardhmen e lidhjes suaj. Mos lejoni që kjo të ndikojë në gjendjen tuaj emocionale!
Kritikat mund të jenë të gabuara
Familjarët dhe miqtë tuaj mund të mos e njohin të dashurin tuaj aq mirë sa e njihni ju. Ose, ndoshta ata nuk ju njohin as juve aq sa mendojnë. Ju duhet të flisni me ta në mënyrë të hapur. Pyesni se cilat janë dobësitë e të dashurit tuaj, sipas tyre. Çka nuk pëlqejnë ata te ai dhe pse mendojnë se ai nuk është partner i përshtatshëm për ju. Nëse nuk kanë arsye vërtet të mëdha, atëherë ju mund t’i ftoni ata që të kalojnë më shumë kohë me të, në mënyrë që ta njohin atë vërtet. Kështu mund të zbulojnë se ju ndoshta jeni shumë të përshtatshëm për njëri-tjetrin.
Ndoshta kritikat
janë me vend
Të gjithë e dimë thënien ‘Dashuria është e verbër’. Nëse ata që e kundërshtojnë lidhjen tuaj, qoftë familja apo shoqëria, kanë të drejtë, atëherë ju mund të shihni se ndoshta vërtet një pjesë e karakterit të tij nuk është e përshtatshme për një lidhje afatgjatë. Duhet të kuptoni po ashtu se prindërit tuaj e duan më të mirën për fëmijët e tyre, prandaj edhe dëshirojnë që ju të jeni me një person që ju respekton dhe është në gjendje të kujdeset për ju dhe familjen tuaj të ardhshme.