Skuadra e Kukësit, e cila po bënë mrekullinë në Europa League, po përgatitet ta bëjë një goditje të fortë gjatë afatit kalimtar të verës. Skuadra verilindore po synon që ta transferoj në radhët e veta sulmuesin me eksperiencë, Shefki Kuqin, i cili aktualisht është futbollistë i lirë. “Shefki Kuqi, lojtari nga Kosova kërkohet nga FK Kukësi”, shkruhet në faqen zyrtare të ekipit shqiptar, në rrjetin social Facebook.
Për ta konfirmuar këtë lajm, Express ka provuar ta kontaktoj Shefki Kuqin, por një gjë e tillë ishte e pamundur, pasi e ka pasur telefonin e fikur. Ndërkohë, ditë më parë Shefki Kuqi, në një intervistë për të përditshmen kosovare, pati deklaruar se synon që karrierën ta vazhdoj vetëm në futbollin anglez.
“Kam pasur oferta nga disa liga të ndryshme, por i kam refuzuar ato. Unë do të luaj veç në Angli. Mund të luaj edhe në ndonjë ligë tjetër, veç nëse marr ofertë të bëhem trajner edhe lojtar”, pat deklaruar Kuqi, i cili është afër të pajiset me licencë të trajnerit. Kuqi, i cili së fundi ishte pjesë e skocezëve të Hibernian, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në futbollin anglez.