Breaking News

Rrëfimi shokues i tifozit: Më qëlluan me tullë në kokë!



nis për të parë futboll, por orët e mbrëmjes i kaloi duke ‘luftuar’ me vdekjen. Ky është tmerri që përjetoi tifozi i Llamkos Kosovës, Muamer Maxhuni. Ai udhëtoi drejt Mitrovicës për ta ndjekur skuadrën e zemrës si tifoz civil, pasi që tifo-grupi vushtrrias ‘Forca’, nuk kishte organizuar udhëtimin. Por, jo gjithçka i shkoi mirë. Skuadra e tij në fushë fitoi një pikë, por ky duke dalë nga stadiumi, desh humbi kokën. Muameri u qëllua me tullë në kokë nga një tifoz mitrovicas, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Kështu tregon i lënduari në një rrëfim për Arena, duke zbuluar edhe disa prapaskena tjera. “Unë udhëtova drejt Mitrovicës për të parë futboll, asgjë tjetër. Pas përfundimit të takimit, gjatë daljes nga stadiumi, unë isha me dy shokë. Në atë moment, është bërë një tollovi dhe ka ndodhur incidenti. Mua më kanë goditur me tullë në kokë dhe aty kam humbur vetëdijen”, tregon Muameri, për të folur tutje rreth orëve të mbrëmjes në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. “Kur jam zgjuar, e kam parë veten në spital. Më kanë treguar që këtu më kanë sjellë dy shokët e mi, teksa më vonë janë informuar edhe familjarët”, vazhdoi ai. Disa tifozë vushtrrias u sulmuan fizikisht nga tifozët mitrovicas ‘Torcida’ pas ndeshjes Trepça – Llamkos Kosova, që përfundoi 0:0. 
Designed By