Kim Kardashian u rikthye këtë të enjte për herë të parë në vëmëndjen publike,që prej lindjes së vajzës së saj North-West,një muaj më parë.
32-vjeçarja, më parë kishte premtuar se do të qëndronte larg ekranit dhe fotografive deri sa do të humbte të gjithë 15 kilogramët e fituara shtesë gjatë shtatzanisë.
E megjithatë, ndonëse deri më tani Kim ka humbur vetëm pesë prej kileve të shtuara, fotografët e revistës amerikane “TMZ” arritën ta gjenin në dalje të një qendre mjekësore në Los Anxhelos.
Me sa duket, Kardashian, e cila shoqërohej nga bashkëshorti Kanye dhe një shërbëtore, njëra prej të cilave mbante të bijën, kishte frekuentuar qendrën për të kryer vizita rutinë shëndetësore për veten dhe të bijën. P.K