Rihanna vazhdon të habisë. Këngëtarja nga Barbados ndodhet në Monte Carlo për pushime ku dhe ka tërhequr vëmëndjen e mediave dhe njerëzve me veshjen e saj të çuditshme. Pasi u pa e dehur në koncertin e saj në Poloni dhe pas vonesës tre orëshe në koncertin në Monaco, 25-vjeçarja është fotografuar në një qëndër tregtare me një veshje që përdoret kryesisht në plazhe.