Sërish një shef policie dënohet me marrje të patentë-shoferit për
shkak të vozitjes së shpejtë. Pasi që pak javë më parë shefi i policisë
së kantonit Aargau, Stephan Reinhardt ishte kapur duke shkelur rregullat
e komunikacionit, diç të ngjashme ka bërë edhe komandanti (ushtrues
detyre) i policisë së Oltenit, Ulrich Pfister.
Si transmeton albinfo, tri javë më parë ai është fotografuar nga radari duke ngarë veturën me shpejtësi 96 kilometra në orë, në zonën ku lejohej vetëm 60 kilometra në orë.
Dënimi që i është shqiptuar atij është marrja e menjëhershme e lejes së vozitjes, ka njoftuar transmetuesi regjional televiziv TeleM1. Nuk bëhet e njohur koha për sa ai do të detyrohet të lëvizë pa automjet. Pfister njëherë për njëherë mbetet në postin që ka. Ndërsa përgjegjësja për policinë në qeverinë e qytetit të Oltenit, Iris Schelbert nuk ka dashur që para mbylljes së procedurës penale të flasë për pasojat e mundshme për postin e shefit të policisë.