Breaking News

Play Store: më tepër se 700,000 aplikacione të dëmshme

Një raport nga gjiganti i sigurisë së internetit Trend Micro kohët e fundit ka dhënë një numër mbi aplikacionet e dëmshme në Google Play Store.
Sipas raportit numri i aplikacioneve me rrezik të lartë ka arritur në 700,000, nga 509,000 në tremujorin e tretë. Kjo mund të jetë shqetësuese për përdoruesit Android, meqenëse besohet se 99% e pajisjeve janë të infektuara.
Shumica e këtyre aplikacioneve të dëmshme janë të maskuara si aplikacione të njohura, por përmbajnë viruse që mund të bindin viktimat të abonohen në shërbime të kushtueshme. Një prej këtyre aplikacioneve është FAKEBANK, i cili krijon gjoja “aplikacione të ligjshme,” shortcuts në programet mobile të bankave. Trend Micro thotë se përdoruesit e infektuar rrezikojnë të hyjnë në një aplikacion të dëmshëm
Ata nga vendet e zhvilluara ekonomike ishin më të rrezikuar ku Vietnami, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kryesojnë shkarkimin e aplikacioneve të dëmshme.
Gjithashtu përdoruesit Android këshillohen të mos shkarkojnë një version të infektuar të Facebook 1,000+ shkarkime dhe me një yll të vetëm nga vlerësimi.
Designed By