Një peshk i familjes piratja, por që preferon vetëm gjenitalet e meshkujve. Një peshkatar danez gjeti në rrjetat e tij një Pacu, një “kushëri” dhëmbëmprehtë të piranjës së Amerikës së Jugut, që ka si ushqim të preferuar testikujt e meshkujve. Zbulimi i këtij lloj peshku në Danimarkë është tejet i pazakontë. “Nëse ata kafshojnë, këtë e bëjnë fort… sidomos kur ata të kafshojnë aty ku ju me të vërtetë nuk do të donit të kafshoheshit”, tha eksperti i peshqve në Muzeun Historik natyror të Danimarkës, Peter Resk Moeller, për AFP. Ai shtoi se pacu nuk është një mishngrënës dhe normalisht nuk sulmon njerëzit,transmeton bw.
Peshku i rrallë ka marrë vëmendje në të gjithë mediat e botës, pasi ai është raportuar si një “prerës testikujsh” për sulmet e shpeshta që janë raportuar nga meshkujt. Vitin e kaluar, në një dokumentar të kanalit televiziv amerikan “Animal Planet”, një ekspert i peshkimit ekstrem ka treguar anekdotat e peshkatarëve në Papua Guineja e Re, të cilët raportonin se peshqit Pacu i kishin kafshuar testikujt. Nuk dihet se nga ka “mbirë” peshku amerikano-jugor në Danimarkë, por besohet se nga ndonjë akuarium. Por eksperti Moeller tha se këta peshq janë vegjetarianë dhe jo mishngrënës.