Breaking News

Pas 19 vitesh, gjendet automjeti i vjedhur nga filmi “Pulp Fiction”

Kabrioleti i kuq nga filmi i Quentin Tarantinos, “Pulp Fiction”, është gjetur 19 vjet pasi ishte vjedhur.
‘Chevelle Malibu’, prodhim i vitit 1964, ishte vjedhur pak kohë pas premierës së kult-filmit në vitin 1994, ndërsa tash është gjetur në Oakland të Kalifornisë.
Duke hetuar vjedhjen e një automjeti tjetër të ngjashëm, polica e ka gjetur automjetin nga filmi.
Pronari i veturës nuk është përfshirë në akuza, duke qenë se, sipas policisë, është viktimë e mashtrimit.
Në film, këtë ‘Chevelle Malibu’ e vozit kryesisht John Travolta, derisa skena më e njohur është vozitja e Uma Thurman para se të mbidozohet me heroinë..
Designed By