Breaking News

Obamës i pëlqen Maqedonia

Ndërsa ka vizituar Shkupin, vëllai i presidentit amerikan Barack ObamaMalik Obamashprehet se është i lumtur që pati mundësinë të vizitonte Maqedoninë.

Sipas tij, kjo do të shërbejë si urë lidhëse mes Kenias, Afrikës dhe Maqedonisë, sa mund të sjellë një botë më të mirë të krijuar nga ky bashkëpunim, shkruan Zhurnal.

“Jam shumë i lumtur që pata mundësinë të vijë dhe të vizitojë këtë vend ballkanik me ftesë të Asociacionit Ndërkombëtar ‘Klubi Ballkanik i Paqes’. Jua përcjell përshëndetjet e bashkëqytetarëve të mi nga Kenia dhe Afrika, dhe mendoj se kjo vizitë do të krijojë një urë të mirë në mes popujve tanë dhe se do të ndërtojmë së bashku një botë më të mirë”, ka deklaruar Malik Obama

Obama sot vizitoi edhe Shtëpinë Memoriale të Nënë Terezës në Shkup dhe më pas ka shëtitur në sheshin e kryeqytetit.

Ai ka mbetur i impresionuar jo vetëm nga historia e pasur e vendit e moti i bukur, por dhe nga vajzat e bukura. 
Designed By