Barack Obama ka shijuar ditën e parë të pushimeve në fushën e golfit. 
Edhe Michelle është bashkuar me të në kampin e blertë, e shoqëruar nga 
Bo, qeni presidencial.
Pritet të jetë kjo një javë relaksi, pa xhaketë e kravatë, që do të kalohet mes golfit dhe basketbollit.
Presidenti amerikan nuk do të ketë asnjë angazhim publik deri më 18 gusht, kur Familja e Parë do të kthehet në Uashington.
Megjithatë, siç paralajmëroi më herët vetë Shtëpia e Bardhë, Obama nuk 
do ta “heqë prizën”, pasi do të informohet çdo ditë mbi çështjet 
kryesore, përfshirë sigurinë.
