Nokia në deklaratat e mëparshme kishte bërë të ditura planet e
përfshirjes së teknologjisë së saj të kamerës PureView në pajisjet e
ardhshme.
Ndërsa së fundi sipas një raporti, spekulohet që Nokia EOS do të jetë
pajisja e parë e e cila do të ketë të integruar kamerën 41megapiksel.
Raporti i cili ka dalë nga MyNokiaBlog njofton se Nokia tashmë është
duke testuar këtë teknologji në dy versione të ndryshme, njëri prej të
cilëve posedon procesorin quad-core ose katër bërthamësh dhe tjetri me
procesor dy-bërthamor.
Specifikat tjera të përfolura në Nokia EOS përfshijnë ekranin me
rezolucione prej 1280×768 piksel dhebaterinë 2,000 mAh. Detajet tjera
ende nuk janë bërë të ditura nga burimi i informacionit. Ndërsa, Nokia
ende nuk ka lëshuar deklaratë zyrtare mbi planet e saj rreth Nokia EOS.