Alex Ferguson kishte në skuadër Ryan Giggs, David Beckham, Paul Scholles
dhe lojtar të tjerë, mirëpo një gjeneratë e artë po lind edhe për
trajnerin aktual të United, David Moyes.
Skocezi ka deklaruar se është shumë i kënaqur nga turneu në Azi, ku pa edhe vlerat e vërteta të talenteve si Jesse Lingard dhe mesfushorit kosovar, Adnan Januzaj. Sipas Moyes, është kënaqësi t’i shohësh një qift si Lingard dhe Januzaj duke luajtur futboll.
“Për të parë një qift duke luajtur futboll si Januzaj dhe Lingard është me të vërtetë një kënaqësi. Jam shumë i kënaqur nga ky turne në Azi dhe me paraqitjen e futbollistëve të rinj ku treguan vlerat e tyre që më kanë lënë përshtypje të mëdha”, tha Moyes për mediat britanike.