Renada Caci, apo “Luzja” e “Portokallisë” siç e njohim të gjithë, ka ofruar një show të paparë për të gjithë pushuesit e Jalës, së bashku me të dashurin e saj, balerinin Klinton Zeqiraj. Dy të dashuruarit, pa e vrarë mendjen për sytë që i shihnin të habitur, kanë hipur në një prej tavolinave të larta të “beach bar”-it ku po kalonin paraditen, duke bërë një performancë të “çmendur” për të gjithë të pranishmit.
Këto janë pushimet e para në çift për dy të rinjtë, ndaj dhe po i shijojnë pa e vrarë mendjen për askënd.
Lidhja e tyre u komentua gjatë në media, por të dy kanë deklaruar se ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin.

Lidhja e tyre u komentua gjatë në media, por të dy kanë deklaruar se ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin.