Nganjëherë është e vështirë të argëtosh edhe vetëm një foshnje, por
gjykuar sipas një xhirimi që është bërë hit në internet ditëve të
fundit, babai i katërnjakëve nuk e ka problem t’i argëtojë katër
përnjëherë. Fatlumi i katërfishtë duket qartë se argëtohet mirë me
foshnjat duke bërë grimasa dhe duke lëshuar zë qesharak, të cilat i
shtinë fosnjet të qeshin me tërë fuqinë. Të gjithë ata rrinë ulur në një
tryezë të punuar në mënyrë të veçantë, që i ngjan asaj të konferencave,
dhe përmban katër “vrima, ku janë vendosur ulëset për foshnja.
Natyrisht, xhirimi në Yoytube ka edhe shumë komente, ndër të cilët është edhe ai që thotë se “është interesante se si një gjë e ëmbël bëhet edhe më e ëmbël kur të katërfishohet”.
Natyrisht, xhirimi në Yoytube ka edhe shumë komente, ndër të cilët është edhe ai që thotë se “është interesante se si një gjë e ëmbël bëhet edhe më e ëmbël kur të katërfishohet”.