Shtatzënën e ndihmuan gjatë lindjes një mami e gjendur rastësisht në mesin e pasagjerëve dhe ekipi i fluturimit.
Një grua 39 vjeçare ka sjellë në jetë foshnjën e saj gjatë fluturimit në linjën nga Casablanca në Bolonjë.
Dhimbjet e lindjes, gruas i ishin paraqitur menjëherë pas ngritjes së aeroplanit të kompanisë ajrore Royal Air Maroc, ka bërë të ditur të martën agjencia zyrtare e lajmeve e Marokut MAP. transmeton albinfo.
Për këtë arsye bordi kishte vendosur të devijonte rrugën për në Barcelonë, si aeroport më i afërt. Megjithatë, foshnja u lind ende pa aterruar aeroplani. Shtatzënën e ndihmuan një mami e gjendur rastësisht në mesin e pasagjerëve dhe ekipi i fluturimit.
Pas aterrimit, nëna me foshnjën janë dërguar në një spital në Barcelonë, ku, sipas kompanisë ajrore të Marokut, të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nacionaliteti i nënës nuk është publikuar.
Pas një ndalese rreth 50 minuta në Barcelonë, aeroplani ka vazhduar fluturimin për në Bolonjë.