Breaking News

Kultivimi i hashashit në Lazarat, policia ndalon 49 punëtorë, bllokon plehun dhe ujin

GJIROKASTER-Vijon edhe ditën e sotme aksioni për bllokimin e kultivimit të kanabisit në fshatin e Lazaratit. 

Ashtu si një ditë më parë, Policia e Gjirokastrës edhe sot në orët e para të mëngjesit bëri bllokimin e makinave me pleh dhe boteve me ujë që hyjnë në Lazarat për kultivimin e kanabisit. 

Efektivët kanë shoqëruar 49 persona në hyrje të Lazaratit ndërsa asnjë furgon nuk ka mbërritur për të marrë fuqinë punëtore. Të 49 personat ishin nisur më këmbë në drejtim të fshatit dhe janë ndaluar në hyrje të Lazaratit. 
Policia konfirmon se ka prishur një pus të quajtur pusi i Kordhcës, uji i të cilit përdorej për ujitjen e bimës narkotike. Po sot janë shkatërruar dhe disa cisterna me ujë. 

Ndërkohë që policia konfirmon se do vijojë me aksione të tjera operacionin për bllokimin e çdo materiali organik dhe fuqie puntore që do të shërbejë për të kultivuar Kanabis në fshatin Lazarat. 

Më herët, policia ka sekuestruar shumë rrënjë kanabis, si dhe ka ndaluar qindra punonjës, të cilët do të shkonin të mbillnin kanabis në Lazarat. Nga aksioni janë bllokuar po ashtu edhe materiale organike që shërbenin për kultivimin e drogës.

Kanabisi ne LazaratLazarati dhe kanabisi kanë qenë jo njeherë pjesë e lajmeve të kronikës. Gazetari i TV "News 24", Artan Hoxha ka qenë i pari që ka dëshmuar me fakte se bimët narkotike rriten lirshëm në këtë zonë ku nuk ndërhyn dot policia. Pak vite më parë ai siguroi i pari pamjet e rralla ku bimët rriteshin si pemë. 
Dy vite më parë ishte një video amatore që dëshmoi se kanabisi në Lazarat mbillet si qepët e domatet e fermerëve. Dëshmia ishte një video-dokumentar që qarkullon në Youtube e realizuar nga dy djemtë holandezë Daan Vonk dhe Theo Roelofs që vizituan Shqipërinë në vitin 2011. 
Në udhëtimin e tyre me motora, 2 të rinjtë mundën të futen lirisht aty ku policia nuk mund ta bëjë. Në video djemtë e ngazëllyer qe tregojnë bimët e hashashit që sipas tyre arrijnë gjatësinë 3 metra. 
Designed By