Breaking News

KShH dënon thirrjet e 'Agimit të Artë'

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Himarës me rastin e ceremonisë së përvjetorit të vdekjes sëAristotel Gumit. Përmes një deklarate për mediat, KShH shprehet se shfrytëzimi i rasteve të tilla për qëllime të errëta dhe provokative nga disa përfaqësues të “Agimit të Artë”, të ardhur nga Greqia në Himarë, pikërisht ditën e kësaj ceremonie, janë jo vetëm të papranueshme por edhe ligjërisht të dënueshme. 

"Media elektronike dhe ajo e shkruar, dje dhe sot, kanë informuar publikun e gjerë mbi ngjarjen e ndodhur në qytetin e Himarës me rastin e ceremonisë së përvjetorit të vdekjes së Aristotel Gumit. Për të gjithë është e qartë se, ceremoni të tilla përkujtimore tregojnë jo vetëm ndjeshmëri ndaj personave që ndahen nga jeta, por edhe ngushëllim, respekt dhe mbështetje për familjarët dhe të afërmit e tyre. Kjo është gjithashtu shprehje e humanizmit dhe kulturës tradicionale. Përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, Kristoforos Tsankas, para varrit të të ndjerit, Aristotel Gumës, guxoi që publikisht të bënte deklarata ekstreme dhe të papërgjegjshme që indinjojnë dhe fyejnë popullin shqiptar, organet e tij vendore, madje edhe qeverinë shqiptare. Në deklaratat e tij, si përfaqësuesi iAgimit të Artë, Kristoforos Tsankas, veç të tjerave arriti të shprehej se, Agimi i Artë nuk vinte në Himarë për të ikur, por do të vazhdonte luftën deri në çlirimin e saj" thuhet ne deklarate.


KShH është i ndërgjegjshëm se thirrje të tilla, jo vetëm nuk kanë asgjë të përbashkët me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis popullit shqiptar dhe atij grek, por përkundrazi, ato bien ndesh me to. /albeu.com/
Designed By