Breaking News

Kryeministri norvegjez që punon si taksist (VIDEO-FOTO)


Kryeministri norvegjez, JensStoltenberg vendosi një psdite të punojë si taksist për të dëgjuar votuesit norvegjezë mbi pikëpamjet e tyre. Sipas BBC, Stoltenberg vuri syze dielli dhe një uniformë taksisti dhe e zbulonte identitetin e tij vetëm kur e njihnin pasagjerët. Gjithçka është monitoruar me një kamera të fshehtë.Filmimet do bëhen pjesë e një spoti që do të publikohet në fushatën elektorale. Ata që hipnin në taksi e kuptonin se kishte diçka që nuk shkonte me shoferin.

Disa e njihnin që ishte ai, të tjerë ankoheshin për mënyrën se si i jepte makinës.Ai tha se nuk i ka dhënë makinës prej tetë vitesh, ndaj kishte pak probleme. Stoltenberg është popullor në Norvegji, por sondazhet thonë se ai është pas opozitës në zgjedhje.

 


Designed By