Duket se janë ngopur me bukuritë e Shqipërisë. Andaj për të bërë pak 
ndërrim në verimet e tyre, këngëtaret shqiptare në të shumtën e rasteve 
po zgjedhin plazhin grek.
Në mesin e shumë artisteve nga Shqipëria, janë edhe dy këngëtaret e 
mirënjohura Orinda Huta dhe Elvana Gjata që kanë ndarë pak ditë për të 
pushuar në Greqi.
Kështu të paktën kanë njoftuar vetë ato, ndërsa përmes rrjeteve sociale 
kanë publikuar edhe foto nga vendi i ngjarjes. Në Santorini të Greqisë 
këto ditë ka pushuar Huta, ndërsa pak javë më parë nga po i njëjti vend 
përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka përshëndetur fansat e saj edhe 
këngëtarja Gjata
