40 gjarpërinj piton janë gjetur në dhomën e një moteli në Brantfort të Kanadasë, ku pesë fëmijë dhe një i rritur ishin duke qëndruar. Pronarët e pitonëve kishin marr një dhomë për vetëm një natë në “Bell City Motel”, pasi ishin dëbuar nga shtëpia e tyre. Qiradhënësi kishte telefonuar policinë për t`i informuar se familja kishte marr me vete edhe pitonët, pasi ishin larguar nga shtëpia. Me ligj është e ndaluar që të rritësh pitonë në Brantford ndërsa hoteli ndalon mbajtjen e kafshëve nëpër dhoma. Familja kishte dalur jashtë për darkë kur policia dhe përfaqësuesit e Shoqatës për parandalimin e keqtrajtimit të kafshëve arriti për t`i konfiskuar gjarpërinjtë. Zëdhënësi i kësaj shoqate, Brandon James ka thënë se ata kanë gjetur 40 pitonë të gjatësisë nga një deri në tre metra dhe se dhoma ishte mbipopulluar nga ta. James ka thënë për “CBC News” se për dhjetë vjet sa punon në Brantford kurrë nuk ka parë një gjë të tillë më parë