Adnan Januzaj u ngrit nga bankina për të debutuar me ekipin e parë të
Manchester United. Lëvizjet e tij dhe inteligjenca e shfaqur në fushë po
mahnit fansat e “Djajve të Kuq”, shkruan gazeta britanike “Daily Mail”.
Ai vazhdoi formën e mirë këtë verë pasi u paraqit në gjitha ndeshjet
parasezonale që United i zhvilloi në Lindjen e Largët dhe në ndeshjen
për Rio Ferdinandin, transmeton albeu.
Por kush është Adnan Januzaj?
Ai është një 18 vjeçar belg i cili nënshkroi me United nga Anderlecht dy vjet më parë kur ai ishte 16 vjeç.
Është raportuar se United ka paguar afër 300 mijë funte për të dhe është njëri nga talentet më të paguar në Old Trafford.
Cila është historia e tij?
Ai ka lindur në Bruksel me prejardhje shqiptare. Ai impresionoi
Anderlechtin me aftësitë e tij kur ai ishte pjesë e ekipit të FC
Brusseles dhe menjëherë nënshkruan me të në vitin 2005.
Çfarë lojtari është ai?
Ai është një mesfushor kreativ, teknikën e ka të lindur dhe është shumë i
qetë gjatë posedimit të topit, prandaj është i aftë që të operojë në
disa pozita.
Në shumicën e ndeshjeve për të rinjtë e United ai ka luajtur në një
pozitë më të avancuar të mesfushorit dhe gjithashtu ka impresionuar edhe
në krahë. Tashmë një numër i fansave po e shohin atë si David Beckahmin
e ri.
A e vlerësoi mirë Fergusoni?
Trajneri legjendar i United e bëri të njohur Januzajn kur ai e quajti si
njëri nga talentet më të mirë që ka United. “Adnani është një lojtar
shumë i balancuar”, kishte thënë Sir Alex. “Ai ka një balancë të mirë,
vizion dhe është i mirë teknikisht”.
Fergusoni e ftoi në ndeshjen e fundit të tij si trajner i United por nuk e futi në lojë Januzajn.
A po e bënë të njëjtën gjë edhe Moyes?
Moyes po e vlerëson lart kosovarin. Pas ndeshjes së parë si menaxher i
United, Moyes ka thënë: “Kam menduar se ai është një plus për ne. Është
gjë e mirë kur u jep rast të rinjve dhe ata impresionojnë. Ashtu bëri
edhe sonte ai”.
“Sa më shumë që luan në këtë formë, aq më shumë do të ketë mundësi për të luajtur”.