Femrat, në tërësi, priren t’i nënvlerësojnë shenjat paralajmëruese që u dërgon trupi i tyre, në rastin e zhvillimit brenda tyre të një kanceri me natyrë gjinekologjike.
Ndoshta sepse i ngatërrojnë me shenja të tjera, por edhe sepse nuk duan të krijojnë shqetësime të kota. Rezultati? Arma më efektive në luftën kundër kancerit, pikërisht zbulimi i hershëm i tij, duke mundësuar kështu ndërhyrjen në kohë të specialistit, automatikisht humbet shumë nga fuqia e saj.
Paralajmërimi vjen nga një studim i fundit i kryer prej Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, botuar në revistën shkencore “Family Practice”.
Ja shenjat që neglizhojnë femrat:
1. Dhimbja e shpinës ose e barkut
2. Djegia vag inale
3. Ndjenja e përhapur e lodhjes
4. Ënjtjet apo fryrjet e pazakonta
5 Nevojë për të urinuar shpesh