Breaking News

Ja 10 aplikacionet më të mira që ju duhen gjatë pushimeve verore

Megjithëse sot kompanitë celulare kanë zhvilluar shërbimin Roaming kudo që ju të shkoni, përsëri faturat mbeten shumë të shtrenjta. Prandaj më e dobishme është të mbani me vete një iPhone ose një aparat celular smartphone me sistem android.

Programet që ofrojnë këto dy lloj aparatesh janë shumë tëdobishme gjatë udhëtimeve apo pushimeve tuaja verore dhe sigurisht që kushtojnë më pak, shkruan shqiptarja.com. 

Ja cilat janë 10 aplikacionet më të dobishme gjatë pushimeve verore:

1 – XE Currency, ofron ndryshimet më të fundit të kursit valutor dhe konverton sasinë e parave që ju dëshironi.

2 – Onavo, një aplikacion i zgjuar që redukton detyrat tuaja të përditshme që duhet të bëni, si për shembull të postoni në facebook, apo të kontrolloni e-mail-in tuaj. Ky aplikacion ju liron nga detyrat e përditshme dhe ju jep mundësi të shijoni pushimet tuaja.

3 – Hostelworld.com, ofron një listë me më shumë se 27 mijë vende për të kaluar natën dhe disponon edhe çmimin e hotelit.

4 – Hailo, aplikacioni që ju nxjerr nga situata të vështira. Mjafton të shtypni “Pick Me Up” dhe taksia më e afërt do të vijë që t’ju marrë kudo që jeni: Në Dublin, Londër, Barcelonë, Boston, New York, Chicago, Washington, Toronto, Tokia dhe Osaka.

5 – HopStop, ofron informacione rreth transportit publik duke përfshirë rrugët, hartat, oraret, kohën e udhëtimit dhe shpenzimet në më shumë se 300 qytete.

6 – Foodspotting, aplikacioni ju ndihmon për vendodhjen e një restoranti në rast se keni uri. Dhe jo vetëm kaq, por ju adreson tek ato restorante të cilat kanë gatimin më të mirë.

7 – Google Goggles, kërkon me anë të fotografive një pikë referimi në bazë të të dhënave që Google disponon. Në rast se Google e ka atë çfarë ju kërkoni në bazën e të dhënave të saj, atëherë aplikacioni ofron informacion në lidhje me këtë temë si dhe e përkthen atë në disa gjuhë të ndryshme.

8 – Wi-Fi Finder, nëse keni nevojë për internet, ky aplikacion identifikon rreth 550 mijë ëireless të cilët janë pa kod sigurie.

9 – Touchnote, shkrepni një foto nga aparati juaj celular dhe ky aplikacion e shpërndan fotografinë në cilindo vend të botës që ju dëshironi.

10 – Skyscanner, aplikacioni që ju ndihmon për të gjetur të gjitha fluturimet që janë të lira drejt destinacionit tuaj.
Designed By