Burri ekzekuton gruan me 3 plumba, vetëvritet. Policia: Shkak
dyshohet sherri për pamundësinë për t’i siguruar një bursë vajzës për
studime jashtë vendi
-Tirana tronditet sërish. Zënka për kushte ekonomike është kthyer në
shkakun e krimit të djeshëm në një familje ku kryefamiljari ekzekuton
gruan dhe veten. Krimi në familje ka të njëjtën formë, të njëjtën pamje,
të njëjtat viktima si ato që nuk reshtën së trondituri këto kohë në
vendin tonë. Një burrë vret bashkëshorten e tij dhe më pas me të njëjtën
armë i jep fund edhe jetës së tij. Ishin prindër të një vajzë dhe të
një djali, ndërsa viktima autor mësohet se përveçse ka qenë një person
jo pak i njohur, prej kohësh ishte i papunë dhe se ishte pushtuar nga
vesi i alkoolit. Dyshimet e forta bien pikërisht mbi këtë shkak që ka
çuar në masakrën e djeshme në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa
bashkëshortja e saj disa herë kishte kërkuar mbrojtjen e autoriteteve.
Dy javë më parë ka mbërritur në shtëpinë e tyre policia. Ishte pranuar
mes tyre se nuk do të ziheshin më. Çifti kishin nisur vetëm për pak ditë
jetën normale të tyre për ti dhënë fund dje me një akt kriminal të
burrit. Vrasja e djeshme e bashkëshortëve është rasti i tretë vetëm
brenda pak kohës kur bashkëshortët pasi vrasin gratë e tyre kryejnë edhe
vetëvrasje. Gruaja kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje, por më pas ishte
tërhequr. Policia kishte marrë pjesë disa herë në sherret në familje,
por bashkëshortët kanë vendosur të pajtohen. Fqinjët i njohin për njerëz
të nder- shëm e që shikonin hallin e vet, por ngjar- dosjen e ushtarëve
të tij. ja e djeshme ka tronditur jo vetëm ata.
Ngjarja në “Irfan Tomini”
Krimi i rëndë brenda familjes ku burri vrau gruan dhe më pas veten ka
ndodhur mesditën e djeshme. Policia dyshon se ngjarja ka pasur si motiv
vështirësitë ekonomike të familjes, ndërsa të afërmit e viktimave bëjnë
të ditur se çifti kishte probleme të vazhdueshme për shkak të
xhelozisë. Ngjarja e rëndë u shënua rrugën ‘Irfan Tomini’. Policia bën
të ditur se viktimë e dorës së burrit ka mbetur Dallëndyshe Jazxhi e
moshës 50 vjeç, ndërsa autor është identifikuar bashkëshorti i saj,
shtetasi Edmir Jazxhi, 51 vjeç. Sipas policisë autori ka vrarë fillimit
gruan dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Nga të dhënat e para tha se
krimi është kryer me pistoletë dhe brenda banesës së çiftit. Në
vendngjarja u bë e ditur se autori i krimit të dyfishtë, Edmir Jazxhi
punonte herë pas herë si shofer kamioni, por jo me një punë të rregullt,
ndërsa bashkëshortja e papunë, por nganjëherë dilte dhe shiste ndonjë
rrobë te tregu. Çifti ka dy fëmijë, të cilët nuk ndodheshin në banesë në
momentet e krimit. Personi i parë që ka parë skenën e krimit ka qenë
djali i vetëm i familjes dhe më pas është njoftuar dhe vajza.
Rrëfimi i kunatës së gruas viktimë
Është bashkëshortja e vëllait të viktimës Dallëndyshe Jazxhiut, që
duket se i ka dhënë tjetër dimension, duke e konsideruar vrasjen për
shkak të xhelozisë që burri kishte për gruan. Gruaja tregon se kunata e
saj kishte probleme të vazhdueshme me bashkëshortin, pasi ai konsumonte
alkool dhe ishte tepër xheloz. E tronditur nga ngjarja, Myrset Fejzo ka
rrëfyer për policinë se Dallëndyshja u kishte treguar familjarëve të saj
për problemet me Edmirin, por ata e kishin këshilluar të mos kërkonte
divorcin, për të mos u shkaktuar tronditje fëmijëve. Kunata e viktimës
ka konfirmuar gjithashtu se çifti kishte probleme të mëdha ekonomike dhe
Dallëndyshja nuk punonte pasi Edmiri ishte tepër xheloz dhe nuk donte
që ajo të kërkonte punë.
Pistat e hetimit
Policia hedh dyshimet e para mbi motivet që mund të kenë shtyrë
burrin deri në vendimin ekstrem. Nga të dhënat e para në vendngjarje
policia hedh dyshimet se krimi ka ndodhur për arsye ekonomike. Familja
po përballej kohëve të fundit me vështirësi ekonomike dhe shkak i
grindjes së djeshme dhe më të fundit të çiftit, Jazxhi ka qenë një bursë
për studime jashtë vendit që vajza e tyre kishte fituar. Policia
thekson se familja nuk dispononte shumën e parave që vajzës i
nevojiteshin për të ndjekur studimet e larta. Sipas policisë, grindja ka
pasur këtë arsye duke degjeneruar më pas deri në përdorimin e armës nga
ana e Edmir Jazxhit, që fillimisht ka qëlluar me plumba bashkëshorten
dhe më pas veten. Nuk përjashtohen as motive të tjera, por policia po
heton mbi çdo pistë të mundshme që mund të hedhë dritë mbi krimin e
dyfishtë.
Familja
Bashkëshortët ishin me origjinë nga Korça dhe prej disa kohësh
familja jetonte në kryeqytet. Ata rezultonin të martuar dhe kishin 2
fëmijë, një djalë dhe një vajzë, e cila se fundmi kishte fituar një
bursë për studime jashtë vendit. Burimet nga policia në vendin e
ngjarjes treguan se Edmir Jazxhi, 51 vjeç, në vitet 2002-2004 ka punuar
si shoqërues i kryeministrit të atëhershëm të vendit, Fatos Nano. Më pas
ia ka punuar me maune si transportues mallrash brenda dhe jashtë
vendit. Kjo punë kryhej dhe tani nga autori-viktimë, por jo me kohë të
plotë. Ndërsa bashkëshortja, Dallëndyshja rezultonte e papunë, por
fqinjët kanë treguar ditën e djeshme ajo punonte në një treg rrobash të
përdorura.