Google Glass mund të lansohet në treg nga fundi i vitit, dhe pajisja e 
re inovative mund të jetë më e volitshme sesa të gjithë mendojnë. Për 
syzet e saj të mençura, Google mund ta vendos një çmim jo më të lartë se
 299 dollarë. Mbase ju kujtohet se për Google Glass zhvilluesit kishin 
paguar 1.500 dollarë për versionin e syzeve të cilat ishin “Explorer 
Edition”.
Sugjerimi se Google Glass do të mund të blihen për 300 dollarë vjen nga 
Instituti i Kërkimeve Topologjike të Tajvanit, dhe jo nga Google, 
prandaj lajmi ende mbetet për tu konfirmuar.
Vlerësimi për çmimin e lirë të syzeve të mençura të Google është i 
bazuar në koston e mundshme të materialeve për krijimin e Google Glass. 
Për shembull, projektori brenda syzeve kushton rreth 30 deri në 35 
dollarë, i cili është krijuar nga Himax Display.
“Ne besojmë se pajisjet të cilat barten në trup do të përballen me valën
 e parë të rritjes, brenda 1-3 vitesh, kryesisht për shkak të tipareve 
të tyre inovative, dhe pastaj do të përjetojnë një rritje të shpejtë në 
fazën e ardhshme, kur tregu të bëhet më i pjekur,” deklaroi analisti i 
Topology Research, Jason Tsai.
Tri javë më parë, Google njoftoi se ajo do të blejë 6.3% të aksioneve në Himax Display.
