Neymar është blerja më e mirë që të gjitha klubet europiane kanë realizuar së bashku gjatë kësaj vere, të paktën sipas votuesve në një sondazh të publikuar në faqen zyrtare të internetit të "FIFA"-s. Rezultatet e grumbulluara nga braziliani ishin sa dyfishi i atyre të uruguajanasit Edinson Cavani, blerja e dytë më e shtrenjtë e kësaj vere apo e Radamel Falcao, që i kushtoi francezëve të Monacos 60 milionë euro.
Braziliani, i konsideruar gjerësisht si talenti më i madh i futbollit në qarkullim, shkëlqeu në fillim të verës në Kupën e Konfederatave, duke udhëhequr Seleçaon drejt titullit, duke mundur 3-0 Spanjën në finale.
Neymar i kushtoi Barcelonës 72,5 milionë euro, rreth 8 milionë euro më shumë se Cavani dhe 12 më shumë se Falcao, edhe pse është katër dhe shtatë vjet më i ri se dy futbollistët e tjerë.