Pak ditë pasi ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të në një festë madhështore me miqtë, ka menduar të bëjë pushime të shkëputura në Jug.
E kemi fotografuar në plazhin e Vlorës këtë fundjavë, duke zbuluar për herë të parë linjat e saj elegante. Ish-konkurrentja e “Big Brother 6”, Eldora Koçi flet për lidhjen e saj me një djalë, stilin e veçantë të jetës, pasionin për palestrën dhe dietën e kontrolluar.
Eldora, ndodhesh këtë fundjavë në plazhin e Vlorës, sa aktive po e kalon këtë verë?
Nuk mund t’i specifikoj ditët që kam kaluar në plazh, pasi pushimet i kam bërë një ditë këtu dhe dy ditë diku tjetër, sepse ndërkohë më është dashur të jem edhe në Tiranë, për t’u paraqitur te zyra e punës së re që nis në shtator. Dhe ndaj këto ditë pushimesh i kam bërë të alternuara me shoqërinë dhe familjen, në det dhe pishina. Madje, disa ditë i kam kaluar në klimë malore.

Mund të themi se ti ishe ndër të rrallat banore të “Big Brother” që pas daljes nga loja more disa oferta pune. Kanë vazhduar propozimet dhe gjatë verës?
Oferta pune kam pasur në vazhdim, por unë nënshkrova kontratën pranë “Head hinter Albania” dhe më 1 shtator nis rregullisht punën.
Oferta pune kam pasur në vazhdim, por unë nënshkrova kontratën pranë “Head hinter Albania” dhe më 1 shtator nis rregullisht punën.
Po propozime nga djem ke marrë, pasi dihet që vëmendja e tyre nuk mungon sepse të kanë njohur në jetën reale të servirur nëpërmjet ekranit?
Gjithashtu dhe propozime nga djem kam marrë këto kohë, por unë jam në një lidhje dhe e kam dikë në zemër.