Breaking News

“Djemtë e shqiperise” djegin flamurin e “Agimit të Artë” (VIDEO)

Vazhdon të kenë jehone ende deklaratat e bërë nga përfaqësues të “Agimit të Artë”, një javë më parë në Himarë. Ndaj këtyre deklaratave antishqiptare ka reaguar sot organizata “Djemtë e Labërisë”.
Përfaqësues të kësaj organizate kanë mbajtur një deklaratë pranë Urës së Kardhiqit në Gjirokastër, ku në fund kanë djegur flamurin e “Agimit të Artë”. “Djemtë e Labërisë”, i bënë thirrje organizatës ekstremiste greke që të heqë dorë nga deklaratat provokuese.
“Ju neonazistët e Greqisë, kur të vini gjasme për të çliruar Himarën duhet të na lajmëroni që ta marrin vesh shqiptarët dhe jo të vini të hidhni dy shashka dhe të ikni në mes të natës me bishtin në shalë ashtu siç kanë ikur edhe paraardhësit tuaj në vitin 1914”, tha një nga përfaqësuesit e organizatës.
Designed By