Sapo ka përfunduar angazhimet e tij rreth filmit më të ri i cili tashmë
ka pasur premierën në Gjermani. Dhe më pas Blerim Destani ka ndarë pak
kohë për plazhin shqiptar.
Aktori bashkë me fotografin e mirënjohur me famë botërore Fadil Berisha
dhe aktorin me prejardhje shqiptare Jeams Biberi kanë shijuar plazhin e
Vlorës, duke u argëtuar në shoqëri të njëri tjetrit.
Qëndrimin në bregdetin shqiptar e kanë pohuar të tre artistët përmes fotografive që ata kanë publikuar nëpër rrjetet sociale.