Fotografitë janë hobi i saj, por së fundi duket se Bleona Qereti ka zgjedhur të prezantohet për fansat sa më shumë origjinale. Pas postimit javën e kaluar të një fotoje ku shfaqej në një vaskë pa grim, së fundi Bleona në profilin e saj në facebook ka postuar një foto së cilës i vendos diçiturën “no filter”, që nënkupton mosaktivizimin e filtrit rregullator gjatë shkrepjes së fotos. Efekti i filtrit, i përdorur më së shumti në Instagram, është shumë i preferuar së fundi nga të gjithë VIP-at që duan të shfaqen të përkryer dhe pa defekte për fansat e tyre. Ndaj Bleona ka postuar këtë si foto normale, ku shfaqet e veshur me bikini dhe që nënkupton se në këtë pozim ajo është origjinale.