Breaking News

BBC: Qeveritarët në largim i dhurojnë vetes zyrat qendrore të ushtrisë

Vendimi i qeverisë për të kaluar Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në pronësi të Partisë Demokratike, ngjall vëmendjen e mediave të huaja. BBC sjell raportimin e mëposhtëm:
Një nga aktet e fundit të partisë në pushtet në Shqipëri ishte dhurimi vetes i zyrave qendrore të reja dhe të mëdha, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Por lëvizja për të transferuar pronësinë e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë tek Partia Demokratike ka sjellë protesta dhe zemërim tek ish- ushtarakët. Koalicioni i qendrës së djathtë ka udhëhequr vendin malor ballkanik që prej vitit 2005, por do jetë në pushtet deri muajin tjetër, pavarësisht se ka humbur zgjedhjet e qershorit.
Javën e shkuar qeveria nënshkroi kalimin e të drejtave për godinën, në krah të parlamentit në kryeqytetin Tiranë, raporton stacioni satelitor Albanian Screen.
Kjo ka sjellë protesta nga dhjetëra ish- ushtarakë, që marshuan përpara zyrave të kryeministrit për të kërkuar që ajo të kthehet në një qendër historike dhe një memorial për ushtrinë.
Top Channel citon kolonelin në pension Mikado Shakohoxha, që thotë se godina ka një domethënie kulturore për forcat e armatosura.
“Ky është një vend ku të afërmit e martirëve, invalidët, veteranët dhe organizatat e ushtarakëve mblidhen për raste të veçanta”.
Një tjetër profesor historie argumenton se është një vendim imoral. Megjithatë, veteranët nuk duhet të shqetësohen mesa duket. Ministrja e re e Mbrojtjes është angazhuar që të kthejë këtë qendër sërish tek ushtria.
Designed By